MANIFESTI

 

1.Për një Shqipëri te Gjelbër.

Partia e Gjelbër është krijuar për t´u përballur me sfidat që janë në Shqipëri.
Ne e shohim të ardhmen në mënyrë optimiste, dhe besojmë se së bashku luftojmë për shoqëritë demokratike, afatgjate dhe të qëndrueshme, ku njerëzit marrin përgjegjësi, si në aspektin lokal ashtu edhe në aspektin kombetar.
Për Partinë e Gjelbër është plotësisht e qartë se të gjithë njerëzit kanë vlerë të njëjtë dhe të drejta themelore të barasvlerëshme.
Ne jemi për një politikë, për më shumë vende pune, më shumë ndërmarrje, për një shans të ri jete, dhe një përgjegjësi afatgjate për mjedisin. Ne dëshirojmë t´u ofrojmë njerëzve mundësi të jetojnë në një Shqipëri ku mbretëron barazia në mes gjinive, me të drejta të barabarta për secilin të jetë e qartë.
Propozimet e manifestit tonë të Gjelbër bazohen në një solidaritet trefishor:
- solidarizim me natyrën dhe me sistemin ekologjik
- solidarizim me gjeneratat e ardhshme
- solidarizim me njerëzit e gjithë globit
Njeriu është aktiv dhe është një qënie krijuese,që dëshiron dhe mundet të marri përgjegjësi.
Ky është themeli i pikëpamjeve tona mbi politikën dhe demokracinë.
Ne deshirojmë të ndërtojmë një Shqipëri të Gjelbër
Nëse dhe ju doni, bashkohuni me ne, në rrugën e këtij pogresi.

 

2.Për një mjedis të shëndetshëm.

Të Gjelbërit e shikojnë politikën e tyre të lidhur ngusht me
mjedisin.Nuk mund të kuptohet mirëqenia ekonomike e propozuar nga partite e tjera, pa siguruar më parë një mjedis të shëndetshëm për ne që jetojme sot dhe për të ardhmen e femijëve tane.
Ne jetojmë në një territor të zhveshur nga erozioni dhe të mbuluar nga betoni, jetojmë në zona të pyllëzuara pa pyje, duke thithur ajrin që shkakton kancer, jetojmë me ndotjen e ujit dhe tharjen e burimeve. Ne po jetojmë pa bukurinë e lagunave, lumenjëve, deteve dhe bukurive të tjera natyrore. Po jetojmë pa shumëllojshmërinë e bimëve, kafshëve, shpendëve, peshqëve të cilët rriteshin më parë së bashku me ne. Ne po jetojmë shkatërrimin e parqeve dhe sipërfaqeve të gjelbëra.
Shqipëria po përjeton një situatë tepër skandaloze dhe të rezikshme.
Shumica e makinave në vendin tonë e ka kaluar moshen 15 vjecare dhe kjo duket nga bloza dhe tymi i zi që ato clirojne cdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona. Duhet ti themi ndal qarkullimit të këtyre automjeteve në rrugët tona. Shqipëria duket të ketë treguesit europian të ndotjes dhe jo të jetë vëndi më i ndotur në Europë.
Misioni i Të Gjelbërve është ti përgjigjen politikisht krizave ekologjike.
Ne dëshirojmë të kemi qytete të gjelbëruara me pemë anës rrugëve, ku cilësia e jetës është e lartë.

 

3. Për të mirën e fëmijëve.

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për një jetë me dashuri, respekt dhe pa u diskriminuar. Çdo fëmijë duhet parë dhe duhet të ketë mundësi të zhvillohet, duke pasur të gjitha kushtet që i nevojiten.
Cdo fëmijë ka të drejtë të gëzoj një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
Ne jemi për përfshirjen e konventën së fëmijëve të OKB në ligjin Shqiptar.

 

4.Më shumë ushqim ekologjik

Ne dëshirojmë heqjen e tvsh-s për ushqim ekologjik, dhe ta orientojmë bujqësinë Shqiptare në prodhimin ekologjik.
Ne dëshirojmë ta shtojmë blerjen e ushqimit ekologjik si dhe të ushqimeve të prodhuara lokale tradicionale. Ne duhet ti japim përparsi zhvillimeve të tregjeve bujqësore lokale.
Fushat Shqipëtare dhe tregjet e fruta-perimeva nuk duhet të përmbajnë prodhimet me gjene të modifikuara "OMGJ". Ne jemi për një SHQIPËRI pa OMGJ.

 

5. Transport më i mirë kolektiv.

Transporti me autobus dhe tren duhet të përmirësohet në të gjithë vendin. Ne jemi për një politik transportesh që shikon nga e ardhmja. Ne dëshirojmë të investojmë në trafikun hekurudhor, tranvaj dhe metro të cilët do të përmirsojnë transortin publik në qytete. Duhet të ketë një përmirësim të veçantë për transportin publik, veçnërisht në vëndbanimet të populluara.
Ne dëshirojmë të kemi shërbim me orar më të zgjatur, tarifa/çmime të ulëta për transportin publik.

 

6. Më shumë vetura që nuk ndotin mjedisin

Makinat e vjetra dhe që përdorin karburant NAFTË janë ndotësit më të mëdhejn të mjedisit, sidomos në qytetet e mëdha. Deri më 2020 duhet të gjitha veturat e reja që futen ne Shqipëri mund punojnë me ndonjë karburant të ripërtëritur.
Ne dëshirojmë të mbështesim që veturat ekzistuese të rindryshohen dhe ato të punojnë me karburant mjedisi/që nuk e ndotin mjedisin duke favorizuar ndërmjet heqjes së taksave për përdorimin e tyre.

 

7. Për energji të rinovueshme.

Ne duhet të investojmë në zhvillimin e energjive të rinovueshme. Në planet e së ardhmes investimet duhet të kryen për prodhimin e energjisë nga era. Ne dëshirojmë të kemi panele diellore në shumicën e pallateve në vitin 2020. Tatimi i pasurisë së paluajtshme, duhet t´i favorizoj investimet e banimit, në favor të mjedisit. Ne duhet të ndërtojmë shtëpi që të harxhojnë sa më pak energji.
Energjia bërthamore as që duhet marrë në konsideratë.

Ne kemi kausën tonë për "Një Shqipëri pa çentrale nukleare"

 

8. Për një shëndet më të mire.

Ne dëshirojmë të rrisim investimet për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin parandalues. është më mirë të parandalosh se të kurosh, kjo ka një kosto më të ulët. Ne duhet ta kthejmë modelin shëndetsor publik në një model Europian.
Kujdesi duhet të jetë i barabartë dhe të jetë afër qytetarëve.
Mjekësia alternative dhe ajo shtesë, duhet të integrohet në kujdesin shëndetësor dhe atë mjekësor. Kejdesi shëndetësor publik dhe rimbulsimi i barnave mjeksore për të gjithë atë shtresë që jeton në nivele të minimumit jetik duhet të jetë falas.

 

9.Për një shtet social.

Ne jemi për një shoqeri humane dhe mbrojtje sociale, që synon zhdukjen e varfërise, shtimin e vëndeve të punës, përmirësimin e shërbimeve të strehimit dhe ngritjen cilësore të jetës së qytetarëve. Sigurimi i një niveli minimum të ardhurash për çdo shtetas nëpërmjet skemës së asistencës sociale ose pagës minimale, ose një kombinim i të gjithë konceptece të mësipërme.
Ne dëshirojmë ta përmirësojmë sigurimin social. Ne dëshirojmë të mbështesim qytetarët në nevojë. Të gjithë kanë të drejtën të gëzojne një minimum jetik.
Ne duhët të krijojmë të vënde reja pune në sektorin publik.
Ne shohim një nevojë të veçantë, në aspektin e kulturës, shkollës, kujdesit mjekësor, kujdesit për pleqtë si dhe veprimtarisë së parashkollores.

 

10.Në mbrojtje të të drejtave të grave.

Në sektorin e punës, grate jane akoma më pak të vlerësuara. Ato janë më pak të paguara se burrat me të njëjtin nivel kualifikimi.
Si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, punëdhënësit duhet të marrin përgjegjësinë e tyre për pagat e barabarta duke i hequr dallimet e pagave, lidhur me gjnitë.
Trajtimi i drejtësisë duhet të jetë profesional dhe me respekt të plotë në marrëdhëniet e të njëjtës gjini.
Diskriminimi në bazë seksi në të gjitha sferat e jetës kulturore dhe shoqërore duhet të jetë i ndaluar.
Duhet të kemi aksione pozitive për pjesëmarrjen e gruas në fusha publike dhe private derisa të dy sekset të arrijnë barazinë.
Masat që sigurojnë pjesëmarrjen e barabartë në të gjitha fushat lidhur me kujdesin duhet të gjenerohen.

 

11. Orar më të shkurtër të punës dhe një jetë më të sigurt në punë.

Ne dëshirojmë të ulim orarin e punës të rregulluar me ligj në 35 orë në javë.
E drejta për ta drejtuar vetë, se a do të punosh me orar të plotë apo gjysmë orari pune, duhet të forcohet.
Marrëveshjet kolektive duhet mbrojtur, në mes tjerash, për ta luftuar uljen e pagave.
Angazhimi për mjedisin duhet të forcohet, për ta parandaluar shëndetin e lig.

 

12. E drejta për një pleqëri të sigurtë.

Veprimtaria mbështetëse, ku të moshuarit dhe të rinjtë ndihmojnë njëri tjetrin, duhet të zhvillohet. Të moshuarit duhet të kenë ndikim më të madh mbi format e kujdesit për ta, dhe të thyhet vetmia.
Ka nevojë për më shumë azile për të moshuarit si dhe për alternativa tjera banimi. Pensioni i garantuar duhet të rritet dhe kujdesi mjekësor për ata me aftësi të kufizuar. Duhet të rritet mbështetja financiare për moshën e tretë.

 

13. E drejta për një banesë.

Të gjithë kanë të drejtë të kenë një banesë. Për t´u dhënë mundësi atyre, të cilët janë të pa strehë dhe të kthehen në një jetë të përshtatshme dhe normale, ka nevojë për më shumë forma banimi përshtatur sipas individit, parë si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga aspekti social.
Duhen ndjekur një politikë ambicioze për banimin social.

 

14. Mundësi financiare për kujdesin shendetësor.

Ne dëshirojmë të aplikojmë një sigurim të përgjithshëm shëndetësor dhe vecanrishtë atë dentar, që shpie në shpenzime më të ulëta për pacientët, si dhe sjell një shëndet më të mirë.
Duhet të forcohet perspektiva parandaluese mbështetëse për shëndetin.
Ne dëshirojmë ta forcojmë më shumë kujdesin për shëndetin duke siguruar një listë shërbimesh falas për të gjithë pamvarësisht nga mosha.

 

15. Ruajtja e shumëllojshmërisë biologjike.

Proçeset e natyrës janë të kërcënuara nga aktiviteti njerëzor. Për ta parandaluar këtë fenomen ne mendojmë se nevojitet hartimi i një kuadri ligjor që do të bënte të mundur ndalimin e varfërimin të burimeve të natyrës si një çështje me interes të përgjithshëm. Ruajtja e florës e faunës dhe shumëllojshmëria e shtazëvë janë prioritet të politikave tona.
Veprimtaria njerëzore duhet bërë duke pasur parasysh natyrën, ashtu që gjithanshmëria e llojeve, të ruhet dhe të zhvillohet. Ne duhet të kujdeset për ruajtjen e shumëllojshmërisë së kafshëve, shpendët dhe pëshëve.
Livadhet dhe kullosat me lloje të pasura duhen mbrojtur.
Mbrojtja e plazheve duhet të ketë një kujdes të veçantë.

 

16. Kushte më të mira për Edukim.

Ne jemi për një politike arsimore përparimtare dhe të hapur ku të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme të kenë të drejtë të vazhdojnë shollën e lartë. Ne jemi për forcimin e shkollës.
Të gjithë të kenë të drejtë të mbarojnë maturën pamvarësisht nga mosha që kanë.
Të Gjithë studentet apo nxënësit që kanë lënë përgjysëm studimet të kenë të drejtë t’i vazhdojnë ato në një kohë tjetër pamvarësisht nga mosha e tyre.
Për një sistem me pagese që i lejon secilit për të patur një ose më shumë diploma, duke u rikthyer në shkollë gjatë gjithë jetës nëse ai e dëshiron këtë.
Një politikë paisjesh ambicioze për të lejuar futjen e handikapeve në shkollë.
Rritjen e bursave të studimit për një gamë më të gjerë studentësh të cilet nuk ndjekin dot studimet për shkak të gjëndjes ekonomike që kanë.
Ndikimi i nxënësve dhe mundësia e tyre për të ndikuar, duhet të forcohet. Të gjithë mësuesit, në rend të parë mësuesit e parashkollores, duhet të ndjekin një arsimim me temë, barazinë. Ne dëshirojmë që shkolla të ketë më shumë në qendër të vëmendjes njohuritë afatgjate.

 

17. Demokraci pjesëmarrëse.

Qytetarët duhet të kenë më shumë mundësi për të ndikuar në vendimet politike, sociale dhe ekonomike. Qytetarët duhet të kenë mundësi të paraqesin propozimet e veta, në të gjitha baskit, komunat dhe këshillat e tyre si dhe në këshillat e qarkut. Qytetarët kanë të drejtën e informimit për çdo veprimtari investuse në lokalitetin e tyre, sidomos ato që ndikojnë drejt për drejt në dëmtimin e mjedisit dhe në cilësin e jetesës. Mosha me të drejtë vote të ulet nga 18 vjeç në moshën 16 vjeç.

 

18. Forcimi i së drejtës.

Ne dëshirojmë t´u ofrojmë qytetarëve të drejta më të mëdha në krahasim me shërbimet publike, si kujdesin mjekësor, shkollë, universitet, kujdes për fëmijë si dhe kujdes për të moshuarit.
Ne dëshirojmë, po ashtu, të punojmë me marrëveshje qytetare, në sferën e shërbimit publik, ashtu që niveli i shërbimeve të jetë një e drejtë qytetare, për çka mund të kërkohet përgjegjësi, me të drejtë kompensimi për shërbimin e pa kryer.

 

19. Një botë paqësore.

Shqipëria të angazhohet në kuadër të OKB, për t´u paraprirë dhe trajtuar konfliktet. Të krijohet një korpus civil evropian i paqes.
Aftësia ndërkombëtare për të krijuar shoqëri funksionale pas konflikteve, duhet të forcohet.
Ne punojmë për një botë të gjelbër dhe një botë paqësore.

 

20. Një botë më të drejtë.

Ne dëshirojmë të punojmë për njo botë të drejtë.
Ne dëshirojmë të kemi një tregti të drejtë në botë. Organet publike, të gjitha niveleve, duhet të jenë shembull i mirë dhe të kërkojnë vlerësime etike, gjatë veprimeve të tyre. Të punojmë për ta luftuar varfërinë e skajshme dhe urinë.
Ne dëshirojmë të kemi një një botë globale që të mos ketë vdekja nga uria.
Ne dëshirojmë të kemi ulje të tvsh-s,për prodhimet e sigurta që garantojnë një jetë më cilësore, prodhimet organike.
Ne jemi për një botë të zhvillimit ekologjikisht të qëndrueshem.
Ne jemi për një Ndërtim Global transparente të sigurisë së përbashkët ku në themel të saj të qëndrojne demokracia dhe ekozhvillimi.

PARTNERËT TANË