RINIA, BARAZIA GJINORE DHE DREJTËSIA SOCIALE

 

 

Vizioni ynë është për një Shqipëri më të drejtë, më përfshirëse që zbaton vlerat dhe standardet sociale për të gjithë shoqërinë tonë.

 

Fuqizimi i Rinisë

Të rinjtë janë largpamës, inovatorë, inspirues të ndryshimit. Por tani vendi ynë nuk mund të sigurojë një perspektivë për shumë prej tyre. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe të sigurohemi se të rinjtë do të përfitojnë nga një arsimim më i mirë, mundësi afatgjatë punësimi dhe një rol aktiv në shoqëri. Duke i kushtuar vëmendje të veçantë të rinjve tanë, ne gjithashtu duhet të nxjerrim në pah rëndësinë e solidaritetit midis brezave dhe të drejtën e gjithësecilit për të marrë pjesë në zhvillimin e shoqërisë tonë. Fuqizimi i rinisë është objekti ynë, për këtë arsye ne duam të hapim perspektiva të reja për punësimin e të rinjve sidomos në investimet e gjelbra.

Një Shqipëri Sociale

Ne duam të hedhim themelet e solidaritetit në një Shqipëri më sociale. Çdo person ka të drejtën e edukimit të lirë, mbojtjes sociale dhe një minimumi jetik të garantuar. Ne duam të krijojmë standarde sociale bazë në lidhje me cilësinë e punës, pagave, shëndetit publik dhe pensioneve duke garantuar kështu një standard më të mirë jetese.

 

Barazia Gjinore

Ne besojmë se barazia gjinore duhet të jetë në qendër të zhvillimi të shoqërisë sonë. Kriza e sotme ekonomike ka prekur gjininë femërore më shumë se çdo grup tjetër. Ato sot përballen me paga më të ulëta për të njëjtën punë si burrat dhe shpesh janë më të neglizhura për t’i promovuar. Ne nuk duam që të ekzistojë ky diskriminim. Ne duam të shikojmë realizimin e barazisë gjinore në çdo fushë të jetës si në aspektin lokal dhe qëndror. Ne duam të përmirësojmë legjislacionin në këtë drejtim duke motivuar barazinë gjinore dhe në zgjedhje. Një shoqëri e hapur dhe gjithëpërfshirëse respekton pakicat e saj. Ne jemi për të mbrojtur të drejtat e pakicave në Shqipëri. Le të punojmë së bashku për një Shqipëri që fuqizon gjeneratën e saj të ardhshme dhe ofron standardet sociale bazë për të gjithë.

 

 

 

PARTNERËT TANË