SHQIPERIA EVROPJANE

 

 

 

Integrimi Europian

Vizioni ynë është Shqipëria Europiane, një vend i paqes, bashkëpunimit dhe demokracisë. Integrimi ynë Europian është objektivi madhor i politikës sonë. Ne duhet të forcojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me BE. Ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe të jemi të vendosur në rrugën tonë të integrimit Europian. Shqipëria Europiane duhet të kthehet nga një ëndër në një realitet. Këtë presin qytetarët tanë, që edhe ata shumë shpejt të jenë pjesë e familjes Europiane. Ne duam të forcojmë bashkëpunimin politik për t’ju përgjigjur më së miri sfidave të integrimit Europian. Për ne Të Gjelbërit, Shqipëria Europiane është Shqipëria e Gjelbër që kujdeset për mjedisin dhe burimet e saj natyrore.

Europa që duam

Ne si pjesë e Partisë së Gjelbër Europiane jemi për një Europë të zhvillimit ekologjikisht të qëndrueshëm. Ne jemi për një ndërtim europian transparent që lejon pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në hartimin e vendimeve që u përkasin.

Ne duam një Parlament Europian me një rol më të fuqishëm dhe më të fortë në vendimarrjen e politikave Europiane. Ne duam një Europë të sigurisë së përbashkët ku demokracia dhe ekozhvillimi të jenë kushtet e një të ardhmeje europiane të hapur dhe gjeneroze. Le të punojmë së bashku për tu bërë pjesë e kësaj Europe. Le ta bëjmë këtë për të sotmen dhe për brezat që do vijnë.

 

PARTNERËT TANË