BUJQËSIA DHE SIGURIA USHQIMORE

 


Siguria ushqimore
Vizioni ynë është për një ushqim të shëndetshëm dhe cilësor. Popullsia në mbarë vendin ka mundësi të gëzojë një produkt lokal, pra një ushqim të sigurtë, të shëndetshëm dhe të shijshëm. Prodhimi i ushqimeve cilësore sot është i përballueshëm për popullsinë vendase. Ne dëshirojmë të ndryshojmë sistemin aktual të prodhimeve bujqësore i cili dëmton ekosistemin dhe biodiversitetin në funksion të një sistemi që në qendët të ketë konsumatorin. Ne dëshirojmë të zhvillojmë një bujqësi gjelbër të qëndrueshme dhe për këtë duhen hartuar politika dhe strategji kombëtare aftmesme dhe afatgjata.

Bujqësia

Përkrahja e bujqësisë sot është një çështje shumë e rëndësishme. Ky është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Ne duhet të punojmë për riorganizimin e këtij sektori sipas një strategjie afatëgjatë bazuar në modelet perëndimore. Ne do të synojmë drejt një bujqësie të qëndrueshme të organizuar sipas modeleve perëndimore të prodhimit bujqësor. Ne do të nxisim dhe inkurajojmë që sektori i bujqësisë të përdorë sa më pak pesticidet, plehrat kimike dhe hormonet që përshpejtojnë procesin natyral. Ne jemi kundërshtarë të rrezatimit të ushqimit dhe preferojmë kujdesshmëri në përdorimin e teknikës së manipulimit gjenetik. OMGJ-të duhet të mbahen larg tregjeve tona. Ne dëshirojmë të kemi ushqim bio të cilësisë së lartë.

Peshkimi

Ne duam një politikë të qëndrueshme për peshkimin. Ne sot po humbasim me shpejtësi të gjitha rezervat e peshkut nga shfrytëzimi mbi normën vjetore. Është koha për ta menaxhuar këtë situatë. Ne duam të ndërtojmë stategji afatëgjatë të politikave të peshkimit pasi vetëm kështu ne do të ruajmë këtë burim me vlera të larta ushqimore. Ne duhet të mbështesim krijimin e njësive të rritjes dhe tregtimit të peshkut sipas standardeve evropiane.

Mbrojtja e konsumatorit

Ne duhet të forcojmë dhe promovojmë zhvillimin e tregjeve lokale që lidhin drejtëpërdrejt konsumatorin me prodhuesin. Ne do të mbështesim fermerët që dëshirojnë të investojnë në bujqësi ekologjike, si në aspektin e prodhimit ashtu dhe tregtimit të prodhimeve organike. Ne duam të vazhdojmë punën për të rritur përkrahjen dhe mbështetjen ndaj bujqësisë organike si një garanci për konsumatorët. Të gjitha ushqimet duhet të kontrollohen dhe t’i bëhen analizat përpara se të dalë në tregje. Të gjithë duhen garantuar për artikuj ushqimorë të cilësisë së lartë dhe të pastër nga substanca helmuese. Të gjithë artikujt ushqimorë të pajisen me deklarim të qartë rreth përmbajtjes së tyre, ku çdo pjesë përbërëse të deklarohet. Mbrojtja e konsumatorëve është pjesë kryesore e politikave të gjelbra. Le të punojmë së bashku për një Shqipëri që prodhon ushqim të shëndetshëm jo vetëm për qytetarët e saj por dhe më gjerë.

PARTNERËT TANË