LIRIA DHE DEMOKRACIA

 

 

Liria
Vizioni ynë është një Shqipëri që siguron liritë individuale, të drejtat dhe jetën private të qytetarëve të saj. Ne duam të sigurohemi se liria, demokracia dhe barazia do të jenë themelet e shtetit tonë të së drejtës. Ne duam një shoqëri pluraliste, gjithëpërfshirëse dhe tolerante. Ne duam një shoqëri jo diskriminuese ku zëri i të gjithë qytetarëve të dëgjohet dhe të vlerësohet.

 

Të Drejtat themelore

Të drejtat e njeriut janë të drejta themelore, të vlefshme për të gjithë qytetarët, pa diskriminim mbi bazë race, mundësie, orientimi seksual, besimi fetar, moshe, origjine kombëtare apo etnike.
E drejta dixhitale është një nga të drejtat që kërkon një bazë të plotë ligjore e cila duhet të respektojë ruajtjen e privacisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Demokracia qytetare
Vizioni ynë është një Shqipëri më demokratike që i dëgjon dhe i përgjigjet qytetarëve të saj. Në krizën e tanishme zërat e njerëzve nuk janë duke u dëgjuar. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe t’i japim qytetarëve fatet e vendit duke i dhënë atyre një rol në politikën e vendit.
Pjesëmarrja e gjerë dhe vendime transparente, ky është një besim thelbësor i të Gjelbërve. Ne do të forcojmë Demokracinë e drejtpërdrejtë. Demokracia duhet të inkurajohet në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Një shoqëri e hapur dhe tolerante
Ne sot na duhet një shoqëri e hapur dhe tolerante në themel të së cilës duhet të qëndrojnë të drejtat e njeriut, pluralizmi, mosdiskriminimi, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe barazia gjinore. Demokraci gjithashtu do të thotë që gratë duhet të marrin pjesë në kushte të barabarta dhe të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në institucionet e vendit.
Ne do të luftojmë për politikat efektive kundër diskriminimit, kështu që ne mund ta kapërcejmë pabarazinë. Ne duam një Shqipëri që mbron njerëzit e dobët dhe në nevojë.
Ne duam një zë më të fortë qytetar duke pasur një rol të drejtpërdrejt në përbërjen e Parlamentit dhe në vendimet që i përkasin jetës së tyre.

.

 

PARTNERËT TANË