RINIA E GJELBËR

 

 

Rinia është pjesa më energjike dhe vitale e Partisë së Gjelbër. Ajo është e organizuar në Forumin “Rinia e Gjelbër”.
Ne jemi pjesë e Rinisë Studentore, intelektuale, aktiviste, progresiste  dhe më gjërë. Ne kërkojmë që me idetë dhe mendimet tona ta çojmë përpara shoqërinë tonë. Ne dëshirojmë që të krijojmë një sistem politik të aksesueshëm, sa më përfaqësues, në shërbim të njerëzve dhe sa më pranë tyre. Ne besojmë tek një e ardhme më e mirë dhe për këtë kemi ndërmarrë këtë angazhim si pjesë të një organizimi politik, në përpjekje për ta bërë realitet “Një Shqipëri më të Gjelbër”
 Anëtarët tanë i përkasin  moshës nga  16 -30 vjec, dhe si të gjitha organizatat e Gjelbra Rinore Europiane ne kemi ndërmarrë  një angazhim së pari për drejtësi sociale në funskion të asaj  mjedisore i cili është edhe qëllimi i ekzistencës sonë. Anëtarësimi në Forumin Rinia e Gjelbër i përket tërësisht vullnetit të lirë të çdo njeriu që ndihet i ri, pa kushtin e të qenurit domosdoshmërisht një anëtar partie. Ne politikën e shikojmë të lidhur ngushtë më mjedisin dhe për këtë arsye  sot po punojmë për një politikë më miqësore dhe dashamirëse me mjedisin, për një politikë që ruan dhe mbron burimet tona natyrore.
Ne dëshirojmë që të përfaqësojmë vlerat më të mira të  kësaj politike, duke u organizuar politikisht në të gjithë vendin. Ne kemi krijuar strukturat tona vendore dhe qëndrore për të afruar sa më shumë të rinj dhe të reja që dëshirojnë të jenë aktivë  në politikën e gjelbër.
 Ne kemi sot pavarësinë  tonë nga Partia e Gjelbër dhe jemi maksimalisht të angazhuar që nëpërmjet punës të sjellim një zë të fuqishëm rinor  në strukturat politike  të Partisë së cilës i përkasim.
Ne kemi krijuar një komunitet Rinor të Gjelbër. Jemi pjesë aktive në media sociale, takimeve të drejtëpërdrejta me të rinjtë duke debatuar dhe shpalosur idetë tona në lidhje me mjedisin, politikën dhe rininë. Fokusi në kalendarin mjedisor , konferencat , seminaret dhe tavolinat e rrumbullakëta janë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona gjatë gjithë vitit, duke mos harruar aktivizimin në fushata elektorale nëpërmjet edhe pjesëmarrjes direkte si kandidatë që synojmë të sjellim një zë ndryshe në politikë.

Rinia e Gjelbër ka ndërmarrë një sërë aksionesh konkrete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për ndalimin e ndotjes dhe shkatërrimin e mjedisit. Si pjesëmarrëse aktive në aktivitete të ndryshme në terren dhe protesta, ajo po shndërrohet në një forcë potenciale përfaqësuese e politikave të gjelbra në Shqipëri.
Rinia e Gjelbër është anëtare më të drejta të plota e Federatës së Gjelbër Rinore Europiane. Ajo ka përfaqësuesit e saj më të drejtë vote në Këshillin Drejtues të kësaj Federate. Rinia e Gjelbër është anëtare e Të Rinjve Të Gjelbër Global dhe e disa rrjeteve Rinore Europiane.
Bashkohuni me ne për “Një shqipëri më të Gjelbër”.

 

Kontakt : e-mail : riniaegjelber@gmail.com

 

 

Na ndiqni në:

 

DREJTUESIT

 

Olsi Bakalli
Kryetar i Rinisë së Gjelbër

Alda Beqiri
Kryetare e Rinisë së Gjelbër

Ilir Cani
Sekretar i Përgjithshëm
i Rinisë së Gjelbër


Kontakt : e-mail : riniaegjelber@gmail.com

 

Na ndiqni në:

 

Kalendari Mjedisor

02 Shkurt Dita ndërkombëtare e ligatinave
05 Mars Dita botërore e efiçencës së energjisë
15 Mars Dita ndërkombëtare e konsumatorit
22 Mars Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së ujit
23 Mars Dita botërore e meteorologjisë
24 Mars Dita europiane e parqeve
05 Prill Dita e zogjve
07 Prill Dita botërore e shëndetit
22 Prill Dita e tokës
24 Prill Dita ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve laboratorike
3 Maj  Dita ndërkombëtare e zogjëve migrues
15 Maj Dita ndërkombëtare e ndryshimeve klimatike
22 Maj Dita ndërkombëtare e biodiversitetit
28 Maj  Dita e vajtjes në punë me biçikletë
31 Maj Dita botërore kundër duhanit
05 Qershor Dita botërore e mjedisot
08 Qershor Dita botërore e oqeaneve
17 Qershor Dita botërore e luftës kundër shkretëtirizimit dhe thatësirës
21 Qershor Dita e liqenit të Ohrit
4 Korrik Dita kundër përdorimit të qeseve plastike
11 Korrik Dita botërore e popullsisë
18 Gusht Dita ndërkombëtare e gjeologjisë
26 Gusht Dita Botërore e maleve të pastra
2 Shtator Dita botërore e trashëgimisë
16 Shtator Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së shtresës së ozonit
21 Shtator Dita e emetimeve zero
22 Shtator Dita e lëvizjes pa makina
27 Shtator Dita botërore e turizmit
04 Tetor Dita botërore për mbrojtjen e kafshëve
05 Tetor Dita botërore e habitateve
15 Tetor Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë
16 Tetor Dita botërore e ushqimit
17 Tetor Dita ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë
08 Nëntor Dita ndërkombëtare e zonave urbane
24 Nëntor Dita ndërkombëtare e mbjelljes së pemeve
11 Dhjetor Dita ndërkombëtare e maleve
15 Dhjetor Dita e Gjelbër ( Albania Green Day)

 

PARTNERËT TANË