STATUTI I PARTISË SË GJELBËR

 

 

 

 Hyrje

 

Partia e Gjelbër është krijuar në qytetin e Tiranës më date 1 Shtator 2001,me dëshirën e përpashkët për të krijuar një force politike me parime të gjelbërta ekologjike, demokratike, sociale dhe paqësore.

EMËRI DHE SELIA

Neni 1

Emëri i Partisë është Partia e Gjelbër
“Selia e Partisë ndodhet në: Rrugën; Bulevardi Bajram Curri, Pall.3, Shk.1, Ap.4.

 
DETYRAT DHE QËLLIMI


Neni 2


P.Gj, përfaqëson interesat politike,ekonomike e sociale të shtresave të gjëra të popullësisë, intelektualeve, punonjësve, të rinjëve, studentëve dhe nxënësve që përfaqësojnë alternativën e saj programore për politikat e mbrojtjes së ambientit, identitetit kulturor, traditave shekullore dhe zhvillimin e politikave të gjelbëra.
Për realizimin e programit të P.Gj, ajo organizohet dhe punon në bazë të normave të saj të brendëshme të shprehura në këtë statut.
Në veprimtarinë e saj P.GJ, respekton Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

 

 ANTARËSIMI NË PARTI

 

 Neni 3

3.1 Antar i P.GJ,mund të jetë cdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, pa dallim kombësie, race, seksi, gjendje ekonomike, shtrese shoqërore dhe bindje fetare i cili ka mbushur moshën 18 vjec, pranon progra-statutin e Partisë dhe punon për zbatimin e tij.
3.2 Antarësia në P.GJ, është vullnetare.
3.3 Pranimi i antarit në Parti bëhet individualisht dhe sipas kërkesës personale.
3.4 Vendimi për pranimin e tij merret nga mbledhja e seksionit dhe hyn në fuqi menjëherë. Antari i Partisë paiset me dokumentin e antarësisë.

 

DETYRAT DHE TË DREJTAT E ANTARIT TË PARTISË

 

Neni 4

4.1 Antari i P.GJ, detyrohet :
Të bëj pjesë në një seksion të Partisë së Gjelbër
Të paguaj rregullisht kuotizacionin e antarësisë.
Të mos bëjë pjesë në parti të tjera politike shqiptare, brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë.

4.2 Antari P.GJ, ka të drejtë :
Të marrë pjesë, nëpërmjet mbledhjeve, shtypit e formave të tjera, për përpunimin, zbërthimin dhe zbatimin e politikës së P.GJ, të programit dhe statutit të saj.
Të zgjedh dhe të zgjidhet në organet drejtuese të partisë.
Të njihet, nëpërmjet mbledhjeve, shtypit dhe formave të tjera, me veprimtarinë e organeve drejtuese të Partisë dhe të bëjë vleresime për punën e tyre.
Të propozoj dhe të propozohet kandidat përfaqësues i Partisë në organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.
Të njhet me veprimtarin e përfaqësuesve të Partisë në organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv dhe të bëjë vlerësime për punën e tyre.
Të jetë i pranishëm në rastet kur në organizatën e Partisë diskutohen vërejtje dhe propozime që ai ka bërë.
Të jetë i pranishëm në mbledhjen e organit drejtues të Partisë që merr një vendim lidhur me veprimtarin e tij.
Të mbrohet nga Partia kur ai sulmohet dhe persekutohet për bindjet e tij politike.
Të bëjë pjesë e të inicoje krijimin e organizatave, shoqatave, fondacioneve e te forumeve të tjera, veprimtaria e të cilave ndërtohet në përputhje me ligjet e republikes së Shqipërisë dhe nuk është në kundërshtim me programin e P.GJ
Të ankohet në organet drejtuese të Partisë, kur nuk është dakort me qëndrimin e mbajtur ndaj tij nga ana e seksionit.
Të largohet nga partia me dëshirën e tij dhe pa detyrim për të dhënë shpjegime.

4.3 Antarët e P.GJ, janë të barabart midis tyre, pavarsisht nga funksionet që kanë brënda saj, gjendjes ekonomike dhe pozicionit shoqëror jashtë saj.

 

NDËRPRERJA E PËRKOHSHME E ANTARËSISË DHE LARGIMI NGA PARTIA.

Neni 5

5.1 Në rast se antari i P.GJ për arsye shëndetësore ose për arsye punësimi të përkoshëm jashtë shtetit, nuk përballon dotë angazhimet partiake, seksioni vendos ndërprerjen e përkohshëm të antarësimit dhe e liron nga detyrimet përkatëse.

5.2 Në rast se antari i P.GJ, punësohet në sektorë në të cilat pjesëmarrja në Parti politike ndalohet me ligj, athere seksioni ku bënë pjesë e liron nga detyrimet përkatëse, bënë crregjistrimin përkatës dhe njofton Këshillin Drejtues të Degës së Partisë.

5.3 Kur me kërkesë të tij, antari i Partisë largohet prej saj, seksioni i Partisë bënë çrregjistrimin dhe njofton Këshillin Drejtues të Degës së Partisë.

5.4 Ndaj antarit të Partisë që shkel vendimet e forumeve të saj, cënon normat shoqërore që burojnë nga Programi dhe Statuti i Partisë, nuk paguan kuotizacionin e antarësisë, mungon në mbledhjen e seksionit ose në forumin ku është zgjedhur pa arsye për më shumë se gjashtë muaj dhe me veprimtarin e tij nuk justifikon qënien në parti ose në organet e saj drejtuese, sipas shkallës së përgjegjësise, merren këto masa :
a.-Këshillim
b.-Shkarkim nga organet e zgjedhura partiake.
c.-Crregjistrim nga Partia.

5.5 Vendimin për crregjistrimin nga Partia e merr seksioni përkates, me inisiativen e tij ose me propozim të një organi drejtues. Ai hyn në fuqi pasi miratohet nga Kryesia e Këshillit Drejtues të Degës së Partisë së Qarkut.
5.6 Shkarkimi nga detyra dhe crregjistrimi nga Partia i Antarit të Këshillit Drejtues të Degës së Partisë së qarkut ose i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues vendoset nga organi ku ai është i zgjedhur.

STRUKTURA ORGANIZATIVE E PARTISË

Neni 6

6.1 Seksioni është njësia themelore organizative e Partisë së Gjelbër.
Formohet nga jo me pak se tre antarë partie.
Ngrihet sipas vëndbanimit në bazë rajoni apo lagje qyteti, fshati ose grupi banesash.
Mblidhet jo me rrallë se një herë në tre muaj me kërkesën e kryetarit të saj ose të degës zonale, të Kryesisë së P.GJ të Degës së qarkut si dhe me kërkesën e një të tretës të antarëve të saj.
Në mbledhjen dhe veprimtarit e seksionit të Partisë mund të ftohen të marrin pjesë edhe përkrahës ose mbështetës të P.GJ.

6.2 Për drejtimin e punëve të përditeshme, seksioni zgjedh Kryetarin dhe një Sekretar. Mbledhjen për analizën e veprimtarisë së përgjithshme dhe zgjedhjet e zhvillon, si rregull një here në tre vjet, në prag të konferencës së Partisë së Degës së qarkut.

6.3 Seksioni ka këto detyra kryesore :
Të marre pjesë në përpunimin e zbërthimin dhe zbatimin e politikës së P.GJ-së, të programit të saj dhe të statutit.
Të përpunoj, zbërthej dhe zbatoje politikën e P.GJ-së, bazuar në programin, statutin dhe vendimet e organeve drejtuese, në kushtet konkretet të teritorit ku ajo vepron.
Të mbaj dhe të zhvilloj lidhje me përkrahsin e P.GJ-së.
Të zgjeroj ndikimin e P.GJ-së, në shtresat e ndryshme të shoqërisë.
Të mbaje lidhjet me organizmat publike, shoqatat e forca të tjera politike në teritorin ku ajo vepron, në përputhje me programin dhe objektivat e P.GJ.
Të mbajë qëndrim ndaj cilitdo antari të saj që shkel ligjet e Republikës së Shqipërisë, si dhe normat që shprehen në këtë Statut dhe në Programin e Partisë.


DEGA LOKALE

Neni 7

7.1 Drejtimin operativ të bashkimitë së seksioneve të Partisë e kryen Dega Lokale.
7.2 Dega Lokale

Ngrihet mbi bazë bashkie dhe në bazë komune.
Drejtimin e punës e benë Kryesia e Këshillit Drejtues të
Degës Lokale dhe Këshilli Drejtues i saj.

Këshilli Drejtues i Degës Lokale përbehet nga Kryetarët e seksisoneve dhe të zgjedhurve të cilët propozohen nga Kryesia e Degës në Qarkut dhe zgjidhen nga Këshillit
Drejtues i Degës Lokale. Numëri i tyre përcaktohen sipas nevojave nga Kryesia e Degës në Qark.

Këshilli Drejtues i Degës Lokale zgjedh Kryetarin, Kryesinë dhe Sekretarët.

Mblidhet jo me rrallë se një herë në tre muaj, me kërkesë të kryetarit të saj, ose të kryesisë së P.GJ të Degës së Qarkut, si dhe 1/3 së antarëve të Deges Lokale.

7.3 Dega Lokale ka këto detyra :

Të mbaj lidhje ndërmjet seksioneve dhe Këshillin Drejtues të Partisë të Degës së Qarkut.
Të ndjek veprimtarine e seksioneve, pranimet e reja dhe problemet e tjera që lidhen me jetën e brëndëshme të Partisë.
Organizon e kordinon punën e Partisë në zonë për të gjitha problemet politike, ekonomike e shoqërore, duke bashkëpunuar për këtë qëllim me grupet e këshilltarëve të Partisë të zonës ku vepron.
Jep mendimin për kandidatet e zonës për në organet e tjera Drejtuese të Partisë.

7.4 Për drejtimin e veprimtarisë së saj Dega Lokale zgjedh Kryesinë, Kryetarin dhe Sekretarët e saj.

 
ORGANET DREJTUESE LOKALE

Neni 8

8.1 Organi kryesor drejtues i Partisë së Degës në Qark është Konferenca e Partisë së Qarkut.

8.2 Konferenca e Degës së Partisë në Qark mblidhet jo me rrallë se një herë në tre vjet me vendim të Këshilliti Drejtues të Partisë së Degës të Qarkut ose me kërkesë të Kryesisë së P.GJ-së, së Qarkut, si dhe jo me pak se 1/3 e antaresisë së plotë të K.D.
8.3 Konferenca e Partisë së Degës së Qarkut, zgjedh Këshillin Drejtues të Degës së Partisë të Qarkut dhe Kryetarin. Numrin e antarëve të Këshillit Drejtues e përcakton Konferenca. Numri i antareve të K.D të caktuar drejtëpërdrejtë (pa zgjedhje nga Konferenca) nuk duhet të arrij 1/3 e antaresisë së plotë të K.D.

8.4 Kryetarët e Degëve Lokale, Kryetari i F.R.GJ-të Degës së Qarkut dhe Kryetarja e F.G.GJ, të Degës së Qarkut caktohen drejtëpërdrejt antarë të Këshilli Drejtues të Degës së Qarkut.

8.5 Konferenca e Qarkut zgjedh delegatët për në Kongresin e Partisë dhe propozon, kandidat për Antarë të Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë.

8.6 Këshilli Drejtues i Degës së Qarkut drejton veprimtarinë e P.GJ. të Degës së Qarkut ndërmjet dy Konferencave.

8.7 Këshilli Drejtues i Degës së Partisë së Qarkut,me votim të fshehtë e me disa kandidatë, zgjedh Kryesinë e Këshillit Drejtues të Degës së Qarkut dhe Sekretarët. Numrin e antarëve të kryesisë e percakton Këshilli Drejtues i Qarkut.

8.8 Këshilli Drejtues i degës së Qarkut mblidhet jo më rrallë se një herë në tre muaj,me kërkesë të Kryesisë ose të Kryetarit të Partisë të Degës së qarkut, të jo me pak se 1/3 antarëve të tij, si edhe të kryesisë së P.GJ-së.

8.9 Për probleme të një rëndësie të vecante mblidhen edhe aktive të Partisë së Degës në Qark

Këshilli Drejtues i Partisë në Qark

Këshilli Drejtues i Degës së Qarkut drejton veprimtarinë e P.GJ. të Degës së Qarkut ndërmjet dy Konferencave.
Punon dhe përgjigjet për zbatimin në Qark të programit, të statutit dhe të vendimeve të konferencës së qarkut e të organeve drejtuese qëndrore të Partisë.
Udhëzon, ndihmon dhe kontrollon seksionet dhe degët Lokale në veprimtarinë e tyre politike.
Shpërndan fondet e Partisë brënda Qarkut, administron dhe kontrollon mbledhjen e kuotizacioneve, arkën, aktivitetin ekonomik dhe pasuritë e tjera të Partisë dhe zbatimin e rregullave për perdorimin e tyre
Këshilli Drejtues i Degës së Partisë së Qarkut, me votim të fshehtë e me disa kandidatë, zgjedh Kryesinë e Këshillit Drejtues të Degës së Qarkut dhe Sekretarët. Numrin e antarëve të kryesisë e përcakton Këshilli Drejtues i Qarkut.
Këshilli Drejtues i Degës së Partisë së Qarkut ka të drejtë,që me propozim te 1/3 të antarëve të tij, të kërkoj votbesimim për kryetarin e Partisë së Qarkut.
Të gjitha votat brënda Këshilli Drejtues i Degës së Partisë së Qarkut zënë vënd me 2/3 e mazhoritetit të votave të votuesve prezente.

Kryesia e Këshillit Drejtues të Degës së Partisë të Qarkut

Punon dhe përgjigjet për plotësimin e detyrave të caktuara nga Këshilli Drejtues i Degës së qarkut dhe nga organet drejtuese qëndrore.
Organizon dhe miraton ngritjen e struktures organizative në Qark
Vendos për krijimin e seksioneve të tjera të Partisë.
Përgjigjet për ruajtjen dhe administrimin e materialeve dokumentare të Partisë në administratën e Këshillit dhe pranë seksioneve të Partisë.
Raporton për veprimtarinë e saj në organizatat e Partisë, në Konferencat e Partisë së Qarkut, në K.P.D të Partisë dhe në Kryesinë e tij.
Propozon në K.D.Qarkut, antarët e rinjë që do të zgjidhen (koptohen)

Kryesia e Këshillit Drejtues të Partisë të Qarkut ,në frymën e normave të këtij statuti dhe për të lejuar funksionimin e saj në ekip,përcakton ndarjen e punëve e të përgjegjësive për Kryetarin dhe Sekretaret,që ndjekin zbatimin e përditshëm të detyrave dhe për antarët e tjere të saj.Ky organizëm përcaktohet në rregulloren e brendëshme dhe për të informohet Këshilli Drejtues i Degës së Qarkut.

 

ORGANET DREJTUESE QËNDRORE


Neni 9

Ogranet drejtuese qëndrore të Partisë jane:

Kongresi
Kryetari
Këshilli i Përgjithshëm Drejtues
Kryesia
Komiteti i Ndërmjetës
Grupi Monitorues Financiar

 

KONGRESI

Neni 10

10.1 Organi Drejtues më i lartë i P.GJ-së,është Kongresi i Partisë.

Kongresi i i Partisë analizon veprimtarinë e saj gjate periudhes ndërmjet dy Kongreseve dhe përcakton detyrat kryesore për të ardhmen.

10.2 Kongresi mblidhet një herë në tre vjet . Ai mund të mblidhet më përpara si dhe të shtyhet me kërkesën e 3/5 e antarëve të Këshillit me një maksimun prej nje viti. Kandidaturat për kryetar të Partisë përcaktohen nga këshilli dhe kanë mbështëtjen e jo më pak së e 1/3 të antarëve të këshillit.

10.3 Një Kongres i jashtëzakonshëm mund të mblidhet ,në situata të vecanta të krijuara, me nismen e jo më pak se me 1/3 e antarëve të Partisë, ose 3/5 e antarëve të Këshillit.

Për kongresin e Jastzakonshëm delegatët janë po ata të kongresit të fundit.Këshilli vendos vendin,datën,rendin e ditës dhe regulloret e Kongresit të Jashtzakonshëm dhe përcakton komisionin e zhvillimit te punimeve te Kongresit. Kur Kongresi i jashtëzakonshëm duhet të zgjedh kryetarin administrimi i kandidaturave bëhët si në rastin e Kongresit normal.

10.4 Kongresi mblidhet me vendim të Këshillit i cili vendos vendin,datën,rendin e ditës dhe regulloret e Kongresit.Mbledhja e kongresit dhe rendi i ditës lajmerohen te pakten tre muaj me parë

 
Neni 11

11.2 Kongresi duhet të vendos :

Miratimin e Programit të Partisë.
Ndryshimet e Statutit të Partisë.
Parimet udhëzuese të Partisë.
Zgjedh Këshillin drejtues të Partisë(K.P.D)
Kryetarin e Partisë.
Likudimin e Partisë

Kongresi konsiston :
a. Me të drejta të plota votimimi :
Delegatët e zgjedhur nga Konferencat e degëve të Partisë.
b. Pa te drejte votimi :
Të ftuarit.
Antarët e Këshillit dhe Deputetët e Partisë që nuk Zgjidhen delegate.

c. Delegatet për në Kongres zgjidhen nga Konferencat e Partise në Qarqe.

Norma e përfaqësimit vendoset nga Këshilli i Përgjithshëm Drejtuesi Partisë, në bazë të numrit të antarëve që ka cdo degë dhe të votave të fituara proporcionalisht në zgjedhjet e fundit para zhvillimit të kongresit.

d. Votimi zhvillohet me 2/3 e mazhoritetit të delegateve prezente dhe votues. Për ndryshimin e statutit kërkohet një mazhoritet i të deleguareve prej 3/4

e.Te gjitha regulloret e kongresit vendosen nga Këshilli sipas Regullores.

f.Në Kongrese mund te marrin pjese dhe te ftuar special dhe te deleguar te ftuar,te cilet nuk kane te drejte votimi.

 
KËSHILLI

 Neni 12

12.1 Numri i antarëve të K.P.D,caktohet nga Kongresi.
Kryetarët e Degëve të Partisë në Qarqe, Kryetari i F.R.GJ, dhe F.G.GJ, bëhen drejtepërdrejte antarë të K.P.D.
12.2 K.P.D,midis dy Kongreseve të Partisë:

Organizon gjithë punën dhe veprimtarinë e P.GJ.
Përfaqëson P.GJ,në marrëdhëniet me Partitë e tjera, me organizmat, shoqatat e istitucionet brënda dhe jashtë vendit.
Përgjigjet për veprimtarinë ekonomike e financiare të Partisë.
Organizon e drejton istitucionet qëndrore të Partisë dhe shtypin e saj.
Nxjerr dhe miraton Rregullon si edhe udhëzime të posacme për praktikën e funksionimit,organizimit dhe dokumentimit të veprimtarisë së Partisë.
Përpunon politikën e përmiresimit të strukturave të Partisë dhe aftësimin e të zgjedhurve në to.
Miraton dhe kontrollon shpërndarjen e mjeteve materiale e financiare të Partisë.
Për cështje të rëndësishme të politikës së Partisë ,në periudhën midis dy kongreseve, mbledh Konferencën Kombëtare të Partisë.
Kur e vlereson të nevojshem mbledh Aktivin Kombëtar të Partisë.
Krijon komisione të përherëshme dhe të përkohshme pune me antarë të Partisë e përkrahës të saj,për të studiuar dhe zgjidhur probleme teorike,praktike e organizative.
Miraton programin elektoral të Partisë
Miraton listën e kandidatëve për deputet dhe renditje në listës shumëemerore.
Vendos për struktura organizative koordinuese në bazë Qarku dhe zonë elektorale.
K.P.D,zgjedh me votim të fshehtë Kryesinë. Sekretarin e Pergjithshem dhe Sekretariatin.Numri i antarëve të Kryesisë përcaktohet nga K.P.D . Numri i Sekretarëve përcaktohet nga K.P.D sipas përgjegjësive që do të mbulojnë.
Cakton Komitetin Ndërmjetes.
Kopton antarë të rinjë të Këshillit me një mazhoritet prej 2/3;
Aprovon stafin,buxhetin,llogarinë dhe rregullimet e thesarit pasi ka dëgjuar Komitetin Financiar.
Përpilon Regulloren

12.3 Të gjitha votat brënda Këshillit zënë vënd me 2/3 e mazhoritetit të votave të votuesve prezente.

12.4 Procedurat e votimit të organeve drejtuese që zgjedh KPD përcaktohen me një vendim të veçantë të tij.
KPD i zhvillon punimet e tij në bazë të Rregullores së KPD, e cila hartohet nga Kryesia e tij dhe miratohet nga KPD.

12.5 Në mbledhjen e KPD kanë të drejtë të marrin pjesë edhe deputetet e Partisë që s’janë antarë të Këshillit, të cilët kaneë të drejtën e fjalës dhe të propozimeve.

12.6 Këshilli mblidhet si rregull ,një herë në tre muaj,por jo me rrallë se një herë në gjashte muaj , me kërkesën e Kryesisë së Partisë , të Kryetarit të P.GJ,ose të jo më pak se 1/3 të antarëve të tij.

12.7 Pranë K.P.D të Partisë dhe K.D të Qarqeve, sipas mundësive financiare, krijohen struktura politike e administrative,veprimtaria e të cilave ka karakter ,përkatësisht konsultativ dhe teknik.

 

KRYETARI

Neni 13

13.1 Kryetari i PGJ, është drejtuesi kryesor politik dhe administrativ i Partisë, i cili është përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e veprimtarisë së përditshme të Partisë në zbatim të linjes politike të caktuar nga Kongresi dhe Forumet drejtuese të Partisë, të Statutit dhe Rregulloreve të ndryshme.

13.2 Kryetari i PGJ, ka këto kompetenca kryesore:

Thërret dhe drejton mbledhjen e Kryesisë dhe K.P.D.
Propozon në K.P.D antarët e rinjë që do të zgjidhen.
Sekretariatin
Koordinon e drejton punën me sekretariatin
Propozon në Kryesi dhe K.P.D, masa të veçanta në zbatim të Statutit.

 

KRYESIA E KËSHILLIT TË PËGJITHSHËM DREJTUES

Neni 14.

14.1 Kryesia ka këto kompetenca:

Zbaton vendimet e organeve drejtuese qëndrore (Kongresit, dhe Këshillit të Përgjithshëm Drejtues.)
Përpunon qëndrimet politike,organizon dhe drejton veprimtarinë e përgjithshme të Partisë.
Ndihmon dhe kontrollon organet drejtuese të Partisë në Qark e zona,për zbatimin e vendimeve të organeve qëndrore(Kongresit Konferencës dhe K.P.D.)
Shqyrëton kundërshtimet e antarëve dhe seksioneve të Partisë ndaj vendimeve të organeve drejtuese lokale ose qëndrore.
Vendos për strukturen e administës të K.P.D,të istitucioneve të tjera qëndrore të Partisë dhe Këshillave Drejtuese të degëve në Qarqe.
Nxjerr udhëzime në përputhje me statutin e Partisë në zbatim të vendimeve që merren në Kongres dhe në mbledhjen e K.P.D,të Partisë.
Mund të propozojë në Konferencen e Degës së Partisë të Qarkut kanditaturën për Krytarin e Partisë së Degës së Qarkut.
Mund të sygjeroj pranë K.P.D të Degës së Partise të Qarkut zëvëndësimin e Kryetarit ose drejtuesëve të tjerë të Degës së Partisë së Qrkut,për dobësi të thekesuara në punë ose për arsye të tjera të argumentuara.

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues, në frymën e normave të këtij Statuti dhe për të organizuar më së miri funksionimin e saj në ekip, përcakton ndarjen e punëve e të Sekretarëve që ndjekin zbatmin e përditëshëm të detyrave dhe për antarët e tjere të saj.Ky organizim përcaktohet në rregulloren e brëndëshme dhe për të informohet K.P.D i Partisë.

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues Mblidhet si rregull një herë në muaj,por jo me rralle se një herë në tre muaj.

 

FORUMI I RINISË SË GJELBËR

 Neni 15.

15.1 F.R.GJ, është organizim politik brënda strukturave të P.GJ.i cili bashkon të rinjë dhe të rejat antarë të P.GJ.

15.2 Në F.R.GJ,mund të antarësohen të rinjë dhe të rejat nga mosha 17 deri në 30 vjec.

15.3 Programi dhe veprimtaria e tij përputhen në përmbajtje me Programin dhe Statutin,veprimtarinë e P.GJ,në tërësi.

15.4 F.R.GJ,ka përfaqësuesit e propozuar prej tij,në të gjitha organet drejtuese lokale e qëndrore të P.GJ.Norma e përfaqësimit e propozuar prej tij,në të gjitha organet drejtuese është në raport me vendin që ai zë në efektivin e Partisë në tërsi.


E DREJTA PËR TË FOLUR DHE PËR TË VOTUAR

 
Neni 16

E drejta për të folur dhe për të votuar në Parti nuk janë të kufizuara nga mandate urdhëruese.
Pesonaliteti dhe dinjiteti i antarit të Partisë janë të pacënueshëm brënda Partisë.
Demokracia e brëndëshme në Parti është parim bazë dhe organizativ i ekzistencës dhe zhvillimit të saj.
Liria e zgjedhjes dhe votimi i fshehtë janë individuale dhe të garantuara.


PËFAQËSITË LIGJORE


Neni 17

Këshilli është ligjërisht përgjegjës për veprime të Partisë brënda limiteve të përcaktuara nga statuti i saj.

Kryetari,sekretarët dhe sekretari i thesarit veprojnë si përfaqësues ligjor të Partisë duke nënshkruar në emër të Partisë brënda hapsirave që i lejon statuti i saj.

 
KOMISIONET DHE GRUPET E PUNËS

  
Neni 18.

Kryesia dhe Këshilli janë titulluar për të vendosur komisione përpanente dhe grupe pune ad hoc.Raportet dhe propozimet do ti nënshtrohen Kryesisë dhe Këshillit për aprovim.

 
KUORUMI

Neni 19

Për të gjitha mbledhjet e çdo organi të Partisë apo komisioni, Kuorumi duhet të jetë mbi 50% i të gjithë pjesmarrësve, derisa të parashikohet ndryshe në rregullore dhe statut.

 

STAFI, THESARI DHE BUXHETI

Neni 20

a. Rregullorja përcakton detyrat që i përkasin stafit,thesarit dhe buxhetit.

b. Antarët e partisë që nuk plotësojnë angazhimet e tyre financiare humbin të drejtën e votimit.

 
MJETET FINANCIARE

Neni 21

Burimet financiare të Partisë sigurohen nga mbledhja rregullisht e kuotave të antarëve të Partisë, dhurime dhe kontibute të tjera të ndryshme në përputhje të plotë me ligjin e Partive Politike.

Masa e kuotave të antarësisë si dhe mënyra e mbledhjes së tyre përcaktohet nga K.P.D i Partisë.

Sekretari i thesarit në marreveshje me Kryesinë, projekton buxhetin dhe procedurat financiare, që duhet të aprovohen nga Këshilli. Thesari mbikqyr buxhetin e Partisë dhe i raporton Kryesisë një herë në tre muaj.

Kryesia është përgjegjëse për manaxhimin e zërit financiar të Partisë.

Si trup këshillues për Kryesinë dhe Këshillin për sa i përket stafit të buxhetit dhe cështjeve të thesarit Këshilli cakton një Grup Monitorues Financiar .
:logaria e Partisë auditohen për cdo vit.

Veprimtaria ekonomike dhe financiare e Partisë shtrohet për shqyrtim jo më rrallë se një herë në vit në mbledhjen e Keshillit të Përgjithshëm Drejtues dhe më shumë se një herë në vit në mbledhjet e Kryesisë së tij.

 

BARAZIA GJINORE

Neni 21

Partia e Gjelbër nxit dhe kurajon pjesëmarrjen e femërave dhe meshkujve në të gjitha nivelet politike. Ajo do të bëj të gjitha përpjekjet që nivelet e përfaqësimit për femrat të jenë 50%.

Parimi i saj i përgjithshëm është që të zgjedhurve në strukturat e saj drejtuese, politike dhe përfaqësuese të kemi një nivel përfaqesimi 50% +1, duke i dhënë gjithemon prioritet gjinisë femërore.

 
RREGULLORJA

 Neni 22

Me sygjerimin e Kryesisë, Këshilli do të votoj mbi urdhërat dhe për cdo ndryshim të tyre.

 
KOMITETI NDËRMJETES

Neni 23

Këshilli mund të caktoj një Komitet Ndërmjetës,i cili duhet të zgjidh konflikte që lindin midis personave dhe organeve drejtuese të Partisë mbi statutin dhe çështjeve të rregulloreve.
Vendimet e marra nga Komiteti Ndërmjetes u dërgohen të gjithë personave dhe organeve të Partisë.

 
FORUMET JO PARTIAKE

Neni 24

Të Gjelbërit mbështesin bashkëpunimin ,në rradhë të parë me Forumin e Grave të Gjelbëra,me sindikatat,shoqatat dhe çdo organizëm tjetër të ligjshëm që shpreh e mbron interesat e antarëve të vet sipas parimeve themelore të Demokracisë dhe ekozhillimit.

 
SIMBOLI I PARTISË

Neni 25

20. Simboli i PGJ, paraqet një luledielli.Poshtë saj janë shkruar fjalët Partia e Gjelbër. Ky simbol vendoset në vulën, në stemën dhe në flamurin e Partisë.

 

LIKUIDIMI I PARTISE

 
Neni 26

Likujdimi i Partisë duhet të vendoset me një mazhoritet prej
3/4 të të gjithë antarëve të Partisë.Shkaqet dhe arsyet e likujdimit janë parashikuar nga ligji i krijimit të Partive Politike. Në rast likuidimi të Partisë shlyhen të gjitha detyrimet që ka Partia,mjetet financiare që mbeten i dërgohen ndonje fondacioni.

PARTNERËT TANË