PARTIA E GJELBËR ËSHTË PARTIA E PROGRESIT REAL

Kryesore

PARTIA E GJELBËR ËSHTË PARTIA E PROGRESIT REAL

Ne udhëhiqemi nga mendime, ide dhe vlera të një epoke të re kohore për shekullin e njëzet e një. Ne mendojmë globalisht si pjesë e Partisë së Gjelbër Europiane, veprojmë lokalisht si pjesë e politikës Shqiptare në të 12 Qarqet me një anëtarësi, e cila përfaqëson brezin e ri. Ne duam që gjurmët që lëmë pas, të mos jenë shkatërrimi dhe varfëria. Ne jemi të bindur se ka mundësi që të krijohet një shoqëri e qëndrueshme ekologjike dhe sociale për njerëz që duan të jetojnë në një vend me një progres të vazhdueshëm.

Ne duam nëse dhe ju doni, mirë se vini te ne!

Bashkërisht mund të realizojmë atë që të tjerët thonë se është e pamundur. Një botë për të jetuar në të, një jetë për ta jetuar atë , një e ardhme për ta besuar.

Tani është koha të votoni Partinë e Gjelbër

Tani është koha për të reaguar ndaj shkatërrimit të mjedisit, është koha për të votuar Partinë e Gjelbër.

Nëse dëshironi të reagoni dhe veproni konkretisht mbi ndryshimin klimaterik, dhe jo vetëm të flisni për të, më parë votoni Partinë e Gjelbër.

Nëse dëshironi që e ardhmja të jetë “Një Shqipëri e Gjelbër” me ajër të pastër dhe e pasur me burime natyrore dhe jo me ndotje industriale apo tokë dhe pyje të shkatërruar, më parë votoni Partinë e Gjelbër.

Tani është koha votoni Partinë e Gjelbër

Nëse dëshironi qe fëmijët tuaj të mos ushqehen me organizma te modifikuar gjenetikisht – OMGJ në Shqipëri dhe jo vetëm të flisni për to, më parë votoni Partinë e Gjelbër.

Nëse ju dëshironi drejtësi sociale, të gëzoni të drejtat civile dhe barazi, në vend të varfërisë, apo pakënaqësisë, më parë votoni Partinë e Gjelbër.

Nëse ju dëshironi që për vendin tonë cilësia e jetës për çdo individ të jetë prioritet, më parë votoni Partinë e Gjelbër.

Bashkohu me ne. Vepro tani për një Shqipëri më të mirë.

Ne dëshirojmë që të jetojmë në një vend modern ku bazë e modelit tonë shoqëror të jetë: demokracia dhe ekozhvillimi. Ne sot na duhet një politikë e re, ku mjedisi të jetë prioritet. Në qendër të politikës sonë progresiste është implementimi i një politike të re që synon ndalimin e ndotjes së mjedisit dhe pakësimit të CO2 në ajër, dhe shkatërimit të burimeve natyrore.

Nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm në një sistem që nuk përdor energjitë e rinovueshme, transportin ekologjik dhe nuk ka si prioritet ruajtjen e burimeve natyrore, shtimin e hapësirave të gjelbra, stimulimin e produkteve të sigurta, ruajtjen e shëndetit si dhe politikat sociale të sigurisë.

Në qendër të politikës sonë të re është ruajtja e biodiversitetit shumëllojshmërisë së gjallesave, krijimi i kushteve për një bujqësi organike larg OMGJ-ve, krijimi i një strategjie për burimet ujore dhe ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm.

Duke shfrytëzuar energjitë e rinovueshme dhe vënë në përdorim teknologjitë e gjelbra ne do të hapim shumë vende të reja pune, veçanërisht për rininë. Garanci për këtë janë investimet që sot po përdoren gjerësisht në Gjermani, Suedi, Austri, Francë, Belgjikë si dhe në vende të tjera janë të vetmet ekonomi që po rrisin fitimet në këtë krizë globale.

Çdo njeri ka të drejtë të aspirojë për mirëqenien dhe lumturinë e vet,të ndërtojë të ardhmen e vet dhe të familjes së tij, në këtë vend Evropian me një progres të vazhdueshëm, për të cilin ne po punojmë.

Nëse dhe ju doni, bashkohuni me ne

TANI ËSHTË KOHA

VOTONI PARTINË E GJELBËR