Të Rinjtë e Gjelbër

Rinia e Gjelbër

Të Rinjtë e Gjelbër

Ne jemi pjesë e Rinisë Studentore, intelektuale, aktiviste, progresiste dhe më gjërë. Ne kërkojmë që me idetë dhe mendimet tona ta çojmë përpara shoqërinë tonë.

Ne dëshirojmë që të krijojmë një sistem politik të aksesueshëm, sa më përfaqësues, në shërbim të njerëzve dhe sa më pranë tyre.

Ne besojmë tek një e ardhme më e mirë dhe për këtë kemi ndërmarrë këtë angazhim si pjesë të një organizimi politik, në përpjekje për ta bërë realitet “Një Shqipëri më të Gjelbër”

Ne kemi krijuar një komunitet Rinor të Gjelbër. Jemi pjesë aktive në media sociale, takimeve të drejtëpërdrejta me të rinjtë duke debatuar dhe shpalosur idetë tona në lidhje me mjedisin, politikën dhe rininë. Fokusi në kalendarin mjedisor , konferencat , seminaret dhe tavolinat e rrumbullakëta janë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona gjatë gjithë vitit, duke mos harruar aktivizimin në fushata elektorale nëpërmjet edhe pjesëmarrjes direkte si kandidatë që synojmë të sjellim një zë ndryshe në politikë.

Të Rinjtë e Gjelbër kanë ndërmarrë një sërë aksionesh konkrete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për ndalimin e ndotjes dhe shkatërrimin e mjedisit. Si pjesëmarrëse aktive në aktivitete të ndryshme në terren dhe protesta, ajo po shndërrohet në një forcë potenciale përfaqësuese e politikave të gjelbra në Shqipëri.

Të Rinjtë e Gjelbër janë anëtar me të drejta të plota e Federatës së Gjelbër Rinore Europiane. Ajo ka përfaqësuesit e saj më të drejtë vote në Këshillin Drejtues të kësaj Federate. Të Rinjtë e Gjelbër janë anëtar të “Të Rinjve Të Gjelbër Global” dhe e disa rrjeteve Rinore Europiane.

Bashkohuni me ne për “Një shqipëri më të Gjelbër”.