ASAMBLEJA KOMBËTARE E TË RINJVE TË GJELBËR

Të rejat e fundit

Më 6 Qeshor 2019 zhvilloi punimet Asambleja Kombëtare e Të Rinjve të Gjelbër. Kjo Asamble u zhvillua në një moment të rëndësishëm politik, atë të përgatitjes së fushatës për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019. Asambleja i dha vendin e duhur momentit shumë të gëzueshëm e triumfues të Të Rinjve të Gjelbër Europian pas rezultateve shumë pozitive të arritura në zgjedhjet Europiane, Maj 2019. Në këto zgjedhje një pjesë e konsiderueshme e tyre fituan përfaqësimin në Parlamentin Europian.

Kjo frymë pozitive e përhapur gjithandej ka sjellë një optimizëm dhe mobilizim të përgjithshëm edhe tek të rinjtë e gjelbër shqiptar për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet vendore. Vala e gjelbër po përhapet me shpejtësi dhe në Shqipëri.

Përfaqësuesit e Rinisë së Gjelbër, nga të 12 Qarqet, diskutuan mbi  platformën politike dhe srukturën organizative elektorale për t’iu përgjigjur më së miri sfidës zgjedhore. Të Rinjtë e Gjelbër kanë një pjesëmarrje masive në listat e kandidatëve për këshillat bashkiake. Ata, me kandidatët e  tyre, drejtojnë listat në 14 bashki. Një nga këto bashki është dhe ajo e kryeqytetit, Tiranës, bashkia më e madhe në vend.  

Të Rinjtë e Gjelbër kërkojnë të jenë zëri i mbrojtjes së rinisë, qytetarëve dhe mjedisit në këto bashki. Kërkojnë të jenë një zë i fortë në Këshillin Bashkiak për ndalur ndotjen dhe shkatërrimin e mjedisit, për të mbrojtur konsumatorin ndaj produkteve jo cilësore dhe me hormone, për të përmirësuar transportin publik, për ajër-ujë-tokë pa ndotje, për shtimin e hapsirave të gjelbra, e për shumë vepra të tjera në të mirë të qytetarëve dhe cilësisë së jetës së tyre. 

Këshilli Bashkiak është parlamenti i qytetarëve. Qytetarët e rinj në moshë të qytetit tonë, kanë të drejtën legjitime të vendosin për fatet e qytetit ku do të jetojnë e do të punojnë.

Këta të rinj të gjelbër do të synojnë të jenë pjesë e vendimarrjes, pjesë e një politike të re e cila do të shënojë fundin e një politike shkatërruese për mjedisin dhe të ardhmen. Të rinjtë e gjelbër sot guxojnë të kandidojnë me idetë e tyre për të sjellë një model të ri në politikëbërje, modelin e të gjelbërve europian.

Vota për Partinë e Gjelbër, në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, është votë për ndryshim, është votë për një Qytet të gjelbër, është votë për projektin tonë Europian, në qendër të të cilit qëndron qytetari dhe mejdisi.

Të rinjtë e gjelbër, në fund të punimeve të Asamblesë, zgjodhën lidërishpin e ri të forumit i cili do të drejtojë edhe fushatën elektorale të Të Rinjve të Gjelbër. Drejtuese e Forumit Rinor u zgjodh Doktore e Shkencave dhe Pedagoge znj. Keida Ushtelenca.