Kryetari i Partisë së Gjelbër Edlir Petanaj, mori pjesë në takimin e 29të të Këshillit të Partisë së Gjelbër Europiane, organizuar në Berlin të Gjermanisë, nëntor 2018

Kryesore

Kryetari i Partisë së Gjelbër z.Edlir Petanaj, mori pjesë në takimin e 29-të, të Këshillit të Partisë së Gjelbër Europiane, organizuar në Berlin të Gjermanisë. Z.Petanaj, me këtë rast zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të Partisë së Gjelbër Europiane.

Tema kryesore e këtyre takimeve ishte situata politike, ekonomike dhe mjedisore në Shqipëri. U diskutua veçanërisht për plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e mjedisit në përputhje me atë të BE. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve me drejtues të lartë të Partisë së Gjelbër Europiane por dhe me drejtuesit e Partive të Glebra të vendeve të ndryshme europiane, ishte qasja si këto organizma politikë mund të mbështesnin Partinë e Gjelbër të Shqipërisë në forcimin dhe rritjen e mëtejshme të saj si dhe konkretizimi i projekteve të ndryshme të bashkëpunimit shumëplanësh.

Nuk u lanë jashtë vëmendjes në këto diskutime edhe hapat që janë bërë për plotësimin e prioriteteve të rekomanduara nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të Gjelbërit Europianë, kanë kontribuar në mbështetjen e Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave dhe urojnë që shumë shpejt Shqipëria të jetë pjesë e BE.