Mjedisi mbrohet me votë

Të rejat e fundit

Vendi ynë është mbërthyer nga një krize mjedisore e cila na shfaqet me të gjithë elementët e saj. Në vend që ne të kishim një zhvillimi të qëndrueshëm miqësor me mjedisin, ne kemi një situatë mjedisore të përkeqësuar. Shqipëria sot është ndër vendet më të ndotura të Europës. Mbetjet urbane të shoqërojnë përditë, si në rrugët e qyteteve por edhe buzë lumenjëve dhe deteve. Sikur mos të mjaftonte kjo situatë kritike, synohet të lejohet edhe importi i mbetjeve.

Shkatërimi i mjedisit dhe burimeve natyrore, prerja e pyjeve si pasojë e shfrytëzimit pa kriter, shkatërrimi i florës dhe faunës, lumenjëve, shkatërimi i zonave të mbrojtura dhe sipërfaqeve të gjelbëra, paraqesin tabllonë e qartë të një situate mjedisore të përkeqësuar dhe alarmante.

Pasojat e rënda të kësaj krizë ekologjike, nuk po i ndjen sot vetëm mjedisi i shkatërruar por dhe jeta e qytetarëve, pasi këto pasoja ndikojnë në shëndetin dhe mirëqënien tonë.

Në çdo fushatë elektorale jemi mësuar të dëgjojmë premtime:

  • për përmirësimin e situatës mjedisore,
  • për respektimin e konventave të mjedisit,
  • për pjesëmarrjen e publikut në vendimarrje

Por realiteti që ne shikojmë është krejt ndryshe. Ne jo vetëm që nuk shikojmë një situatë mjedisore të përmirësuar, por dallohen qartë tiparet e një krize ekologjike që vjen duke u thelluar.

Ne kemi nevojë për një ndryshim, kemi nevojë për një politikë të re mjedisore, kemi nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm  miqsor me mjedisin, dhe për këtë na duhet mbështetja juaj të dashur votues për të përkrahur dhe votuar më 30 Qershor, për të pasur një zë qytetar në këshillat bashkiak.

Të votojnë një politikë miqësore me mjedisin!

Vota për Partinë e Gjelbër është një votë për të pasur më shumë ajër të pastër, më pak ndotje, është një votë kundër shkatërimit të mjedisit dhe mbrojtje së burimeve natyrore,është një votë pro transportit ekologjik dhe energjive te rinovueshme, është një votë në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Është një votë për një Shqipëri të Gjelbër!

Maj 2019