BUJQËSIA DHE SIGURIA USHQIMORE

Qëndrimet tona.

Siguria ushqimore


Siguria ushqimore bazohen në perdorimin e një ushqimi të shëndetshëm dhe cilësor. Popullsia në mbarë vendin ka mundësi të gëzojë një produkt lokal, pra një ushqim të sigurtë, të shëndetshëm dhe të shijshëm. Prodhimi i ushqimeve cilësore sot është i përballueshëm për popullsinë vendase. Ne dëshirojmë të ndryshojmë sistemin aktual të prodhimeve bujqësore i cili dëmton ekosistemin dhe biodiversitetin në funksion të një sistemi që në qendër të ketë konsumatorin. Përkrahja e bujqësisë sot është një çështje shumë e rëndësishme. Ky është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Ne duhet të punojmë për riorganizimin e këtij sektori sipas një strategjie afatëgjatë bazuar në modelet perëndimore. Ne do të nxisim dhe inkurajojmë që sektori i bujqësisë të përdorë sa më pak pesticidet, plehrat kimike dhe hormonet që përshpejtojnë procesin natyral. Ne jemi kundërshtarë të rrezatimit të ushqimit dhe preferojmë kujdesshmëri në përdorimin e teknikës së manipulimit gjenetik. OMGJ-të duhet të mbahen larg tregjeve tona. Ne dëshirojmë ta shtojmë blerjen e ushqimit ekologjik si dhe të ushqimeve tradicionale të prodhuara në rajonet të ndyshme të vendit. Ne duhet ti japim përparësi zhvillimeve të tregjeve bujqësore lokale. Ne dëshirojmë të kemi ushqim bio të cilësisë së lartë.

Mbrojtja e konsumatorit

Ne duhet të forcojmë dhe promovojmë zhvillimin e tregjeve lokale që lidhin drejtëpërdrejt konsumatorin me prodhuesin. Ne do të mbështesim fermerët që dëshirojnë të investojnë në bujqësi organike, si në aspektin e prodhimit ashtu dhe tregtimit të prodhimeve organike. Ne duam të vazhdojmë punën për të rritur përkrahjen dhe mbështetjen ndaj bujqësisë organike si një garanci për konsumatorët. Të gjitha ushqimet duhet të kontrollohen dhe t’i bëhen analizat përpara se të dalë në tregje. Të gjithë duhen garantuar për artikuj ushqimorë të cilësisë së lartë dhe të pastër nga substanca helmuese. Të gjithë artikujt ushqimorë të pajisen me deklarim të qartë rreth përmbajtjes së tyre në gjuhën shqipe, ku çdo pjesë përbërëse të deklarohet. Informim korrekt i dhe forcimi i kontrollit të produkteve që tregtohen janë shumë të rëndësishem për mbrojten e konsumatorit. Mbrojtja e konsumatorëve është pjesë kryesore e politikave të gjelbra. Le të punojmë së bashku për një Shqipëri që prodhon ushqim të shëndetshëm jo vetëm për qytetarët e saj por dhe më gjerë.