FUQIZIMI I RINISË DHE INTEGRIMI

Qëndrimet tona.

Fuqizimi i Rinisë

Të rinjtë janë largpamës, inovatorë, inspirues të ndryshimit. Por tani vendi ynë nuk mund të sigurojë një perspektivë për shumë prej tyre. Sot, ankthi i të rinjve për të ardhmen dhe mosbesimi i tyre është shumë i madh. Pjesa më e madhe e rinisë e dinin se starti i tyre pas moshës 18 -vjeçare do të jetë më i vështirë se i prindërve të tyre.
Të Gjelbërit synojnë të kontribuojë në krijimin e një ambienti ku të rinjtë shihen si burim kryesor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Fuqizimi i kësaj pjese të popullatës është vendimtar pasi është shtylla kurrizore e shoqërisë sonë. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe të sigurohemi se të rinjtë do të përfitojnë nga një arsimim më i mirë, mundësi afatgjatë punësimi dhe një rol aktiv në shoqëri. Duhet bërë më shumë në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës për edukim, përkrahjen e aktivitetit bisnes të të rinjëve, aftësimin profesional, krijimin e kushteve për një lëvizshmëri më të mirë në vendet evropiane si dhe stimulimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe argëtuese. Duke i kushtuar vëmendje të veçantë të rinjve tanë, ne gjithashtu duhet të nxjerrim në pah rëndësinë e solidaritetit midis brezave dhe të drejtën e gjithësecilit për të marrë pjesë në zhvillimin e shoqërisë tonë. Fuqizimi i rinisë është objekti ynë, për këtë arsye ne duam të hapim perspektiva të reja për punësimin e të rinjve sidomos në investimet e gjelbra duke shfrytëzuar energjitë e rinovueshme dhe vënë në përdorim teknologjitë e gjelbërta.

Integrimi Europian

Vizioni ynë është Shqipëria Europiane, një vend i paqes, bashkëpunimit dhe demokracisë. Integrimi ynë Europian është objektivi madhor i politikës sonë. Ne duhet të forcojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me BE. Ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe të jemi të vendosur në rrugën tonë të integrimit Europian. Shqipëria Europiane duhet të kthehet nga një ëndër në një realitet. Këtë presin qytetarët tanë, që edhe ata shumë shpejt të jenë pjesë e familjes Europiane. Ne duam të forcojmë bashkëpunimin politik për t’ju përgjigjur më së miri sfidave të integrimit Europian. Për ne Të Gjelbërit, Shqipëria Europiane është Shqipëria e Gjelbër që kujdeset për mjedisin dhe burimet e saj natyrore. Le të punojmë së bashku për tu bërë pjesë e kësaj Europe. Le ta bëjmë këtë për të rinjtë e soçëm dhe për brezat që do vijnë.