MJEDISI DHE BURIMET NATYRORE

Qëndrimet tona

Ndotja dhe shkatërrimi i burimeve natyrore në vendin tonë po kërcënojnë seriozisht mjedisin, Zgjidhja e problemeve mjedisore dhe ndalimi i shkatërrimit të burimeve jo të ripërtëritshme të vendit është zbatimi i një politike miqësore me mjedisin. Ne duhet të ndalojmë varfërimin e burimeve natyrore të vendit duke stimuluar ekonomitë që respektojnë mjedisin dhe investojnë kapitale për të evituar shkatërrimin e tij. Ne duhet të ndyshojmë politikën në lidhje me mjedisin. Ka ardhur koha për të pasur një zë të gjelbër politik përcaktues në vendimarrjet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe burimet natyrore. Ne duhet ta orientojmë ekonominë drejt një zhvillimi të gjelbër.

Për një mjedis të shëndetshme

Ne e shikojmë qenësinë tonë të lidhur ngusht me mjedisin. Nuk mund te kuptohet mirëqenia ekonomike e propozuar nga partië e tjera, pa siguruar më parë një mjedis të shëndetshëm për ne që jetojme sot dhe për të ardhmen e femijëve tanë.

Shqipëria sot është një krizë mjedisore dhe e cila me ritme te shpejta po shkaterron dhe burimet tona natyrore. Pasuria e vendit, e prodhimit, e konsumit dhe e tregtimit po kontribuon në varfërinë e vazhdueshme të pjesës më të madhe të resurseve duke shkaktuar një degradim të madh të mjedisit. Misioni i jonë është ti përgjigjemi politikisht krizave ekologjike duke patur qytete dhe qendra të gjelbra, plotë gjallëri, ku cilësia e jetës është e lartë.

Çdo gjë që siguron natyra duhet të shikohet si vlerë e përbashkët. Mbrojtja e këtyre të përbashkëtave është pjesë e përgjegjësive politike dhe ekologjike të Partisë së Gjelbër. Ne mbështetim fort nevojën për të jetuar me mjetet tona ekologjike.

Ne kërkojmë që politikat ekonomike dhe tregtare të shërbejnë për objektivat sociale dhe mjedisore, dhe jo vetëm si tregues ekonomik të rritjes së prodhimit.

Përgjigja jonë është eko-zhvillimi, i cili integron objektivat mjedisore, sociale dhe ekonomike për të mirën e përgjithshme.

Zhvillimi i gjithanshëm ekonomik i vendit kërkon që vendimet dhe veprimet duhet të ndërmerren duke ndjekur sistematikisht një politikë paqësore mjedisore në dobi të ruajtjes së burimeve natyrore.

Secili ka të drejtë të jetojë në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

Gjithkush ka përgjegjësinë të mbrojë dhe të rregullojë mjedisin për të mirën e të tashmes dhe të ardhmes për brezat që do vijnë . Secili ka të drejtën e plotë të informohet mbi lejet e ndryshme të mjedisit përfshirë të drejtën e informimit për manipulimet gjenetike. Çdo person ka të drejtë të kundërshtojë kur konstaton shkatërrime të mjedisit.

Ruajtja e gjithanshmërisë biologjike

Proceset e natyrës janë të kërcënuara nga aktivitetet njerëzore. Për ta parandaluar këtë fenomen ne mendojmë se nevojitet hartimi i një kuadri ligjor që do të bënte të mundur ndalimin e varfërimin te burimeve të natyrës si një çështje me interes të përgjithshëm. Ruajtja e florës e faunës dhe shumëllojshmëria e llojeve janë prioritet të politikave tona. Veprimtaria njerëzore duhet bërë duke pasur parasysh natyrën, duke bërë që shumëllojshmëria e llojeve, të ruhet dhe të zhvillohet.

Ne jemi të bindur se ka mundësi që të krijohet një shoqëri e qëndrueshme ekologjike. Ne duam që gjurmët që lëmë pas , të mos jenë shkatërrimi dhe varfëria. Kjo kërkon nga ne sot të luftojmë ndotjen, të mbrojmë burimet natyrore dhe biodiversitetit duke e orientuar zhvillimin e vendit drejt nje projektit te gjelbër.