NJË SHOQËRI E HAPUR DHE TOLERANTE

Qëndrimet tona

Liria 

Ne vazhdimisht punojmë për një Shqipëri që siguron liritë individuale, të drejtat dhe jetën private të qytetarëve të saj. Ne duam të sigurohemi se liria, demokracia dhe barazia do të jenë themelet e shtetit tonë të së drejtës. Ne duam një shoqëri pluraliste, gjithëpërfshirëse dhe tolerante. Ne duam një shoqëri jo diskriminuese ku zëri i të gjithë qytetarëve të dëgjohet dhe të vlerësohet.

 Të Drejtat themelore

Të drejtat e njeriut janë të drejta themelore, të vlefshme për të gjithë qytetarët. Dinjiteti njerëzor, barazia dhe solidariteti janë vlerat thelbësore dhe përbëjnë themelet e shoqërisë tonë. Ne besojmë në një shoqëri të drejtë ku të gjithë trajtohen në mënyrë të barabartë dhe gëzojnë të njëjtat të drejta, pa diskriminim pavarësisht nga gjinia, përkatësia etnike, feja, orientimi seksual. E drejta dixhitale është një nga të drejtat që kërkon një bazë të plotë ligjore e cila duhet të respektojë ruajtjen e privacisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Demokracia qytetare

Ne duam një Shqipëri më demokratike që i dëgjon dhe i përgjigjet qytetarëve të saj. Në krizën e tanishme zërat e njerëzve nuk janë duke u dëgjuar. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe t’i japim qytetarëve fatet e vendit duke i dhënë atyre një rol në politikën e vendit. Fuqizimi i qytetarëve duke përmirësuar transparencën dhe sundimin e ligjit në vend. Pjesëmarrja e gjerë dhe vendime transparente, ky është një besim thelbësor i të Gjelbërve. Ne do të forcojmë Demokracinë e drejtpërdrejtë. Demokracia duhet të inkurajohet në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Një shoqëri e hapur dhe tolerante

Ne sot na duhet një shoqëri e hapur dhe tolerante në themel të së cilës duhet të qëndrojnë të drejtat e njeriut, pluralizmi, mosdiskriminimi, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe barazia gjinore. Demokraci gjithashtu do të thotë që gratë duhet të marrin pjesë në kushte të barabarta dhe të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në institucionet e vendit. Ne besojmë se barazia gjinore duhet të jetë në qendër të zhvillimi të shoqërisë sonë. Ne duam të shikojmë realizimin e barazisë gjinore në çdo fushë të jetës si në aspektin lokal dhe qëndror. Një shoqëri e hapur dhe gjithëpërfshirëse respekton pakicat e saj. Ne jemi për të mbrojtur të drejtat e pakicave në Shqipëri. Ne do të luftojmë për politikat efektive kundër diskriminimit, kështu që ne mund ta kapërcejmë pabarazinë. Ne duam një Shqipëri që mbron njerëzit e dobët dhe në nevojë. Ne duam një zë më të fortë qytetar duke pasur një rol të drejtpërdrejt në përbërjen e Parlamentit dhe në vendimet që i përkasin jetës së tyre.