NJË SHQIPËRI SOCIALE

Qëndrimet tona.

Të Gjelbrit besojnë se drejtësia dhe solidariteti janë struktura e shoqërisë tonë dhe baza për një Shqipëri të begatë. Ne jemi të pasionuar për zhvillimin e një Shqipërie sociale dhe për politikat mbështetëse për rivendosjen e drejtësisë sociale, reduktimin e pabarazisë dhe zhdukjen e varfërisë. Ne e vlerësojmë kontributin e qytetarëve, shoqatave dhe iniciativat lokale për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Është qëllimi ynë për të forcuar komunitetet dhe për t’i bërë qytetet më të gjallë dhe të pëlqyeshëm për të gjithë. Ne duam që strehimi të jetë i përballueshëm dhe qytete të jenë më gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se qytete të ndryshme dhe të gjelbëruara janë një parakusht për ndërveprimin shoqëror, bashkëpunimin dhe një jetë të shëndetshme. Ne duam të hedhim themelet e solidaritetit në një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të shëndetshme. Çdo person ka të drejtën e edukimit të lirë, mbojtjes sociale, kujdesit shëndetësor dhe një minimumi jetik të garantuar. Ne duam të krijojmë standarde sociale bazë në lidhje me cilësinë e punës, pagave, shëndetit publik dhe pensioneve duke garantuar kështu një standard më të mirë jetese.

Drejtësia sociale dhe drejtësia tatimore shkojnë dorë për dore; ne duam të shohim të gjithë të paguajnë pjesën e tyre të drejtë për të mirën e përbashkët. Një numër në rritje i qytetarëve, veçanërisht të rinjve, shohin se si shanset e tyre të jetës janë në rënie. Diferencimet shtresore janë theksuar akoma më shumë. Shumë njerëz ndihen të pafuqishëm ekonomikisht dhe po humbin besimin për të ardhmen.

Kjo duhet të ndryshohet!

Sfida jonë është kthimi i besimit tek e ardhja  drejt një vendi që në themel të themel të të cili qëndron drejtësia sociale, qëndrueshmëria ekonomike dhe mjedisore. Ne duhet të ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse ku qytetarët të përfshihen në vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre.

Një Shqipëri sociale është përgjigjja më e mirë në mbrojtje të interesave të qytetarëve