Klima po ndryshon, jeta dhe e ardhmja jonë po shkatërrohen!

Të Reja

Ndryshimi klimatik është një nga sfidat më të mëdha me të cilën ballafaqohemi. Prandaj çdo vend duhet të japë kontribut në reduktimin e gazrave serë.

Ripyllëzimit dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbra është një ndër strategjitë më efikase të zbutjes së efekteve të gazeve serë për vëndin tonë, pasi do të sillte shumë përfitime ekonomike dhe mjedisore, si dhe do të kompensonte nivelet e emetimit të gazrave sere në vend, që burojnë nga sektori prodhues. Sipas parashikimeve, skenaret e ndryshimeve klimatike për Shqipërinë parashikojnë një rritje të temperaturave dhe ulje të sasisë së rreshjeve Ndryshime të tilla sigurisht që prekin sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, si bujqësinë, energjitikën, turizmin etj. Me kalimin e viteve do të kemi një rritje të riskut të ekzpozimit të ekonomisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore. Për fat të mirë jemi në kohë për të vepruar dhe zbatuar politika që marrin në konsideratë edhe ndryshimet klimatike.

Klima po ndryshon, jeta dhe e ardhmja jonë po shkatërrohen!


Ne si Parti e Gjelbër jemi angazhuar në lëvizjen e klimës. Për ne problemi i ndryshimeve klimaterike duhet të marre zgjidhje sa më parë pasi kërcënon seriozisht jetën tonë dhe të ardhmen. Kjo është dhe detyra jonë, sfida jonë, për të cilën koha po na thërret.
Masivizimin e kësaj lëvizje është i domosdoshëm për të ndërgjegjësuar faktoret vendimarrës që të veprojnë me shpejtësi. Koha nuk pret për të reaguar ndaj ndyshimeve klimaterike.
Ne jemi vendi qe kemi shkaterrimin më të madh të mjedisit dhe burimeve natyrore dhe pasojat e ndryshimeve klimaterike do ta rëndojnë më shumë këtë situate. Prandaj është koha të reagojmë,

Të gjithë së bashku të veprojmë tani për të mbrojtur mjedisin dhe klimen”.

Lëvizja e njohur si “Fridays for Future” duhet të shtrihet në të gjithë vendin si një kërkesë për veprime urgjente kundër ndryshimit të klimës.