Koha e të rinjve

Të Reja

Ne, të Rinjtë e Gjelbër në Tiranë, në një takim që zhvilluam me Kryesinë e Partisë së Gjelbër, kërkuam të udhëheqim listën e këshilltarëve për Bashkinë e Tiranës.
Kërkojmë të jemi zëri i mbrojtjes së rinisë, qytetarëve dhe mjedisit në këtë bashki. Kërkojmë të jemi një zë i fortë në Këshillin Bashkiak për ndalur ndotjen dhe shkatërrimin e mjedisit, për të mbrojtur konsumatorin ndaj produkteve jo cilësore dhe me hormone, për të përmirësuar transportin publik, për ajër-ujë-tokë pa ndotje, për shtimin e hapsirave të gjelbra, e për shumë vepra të tjera në të mirë të qytetarëve dhe cilësisë së jetës së tyre. 
Por nuk mbaron me kaq! Kërkojmë të përfaqësohemi me qëllim që të mbrojmë të drejtat tona për një arsim cilësor, për një shëndetësi të sigurtë, për një prespektivë punësimi sipas meritës e për shumë të drejta të tjera pothuaj të anashkaluara nga politika e këtyre viteve.
Këshilli Bashkiak është parlamenti i qytetarëve. Ne, qytetarët e rinj në moshë të qytetit tonë, kemi të drejtën legjitime të vendosim për fatet e qytetit ku do të jetojmë e do të punojmë.
Ne do të synojmë të jemi pjesë e kësaj vendimarrje, pjesë e një politike të re e cila do të shënojë fundin e një politike shkatërruese për mjedisin dhe të ardhmen.
Ne sot po guxojmë të kandidojmë me idetë tona për të sjellë një model të ri në politikëbërje, modelin e të Gjelbërve Europian.