Kryetari i Partisë së gjelbër, Edlir Petanaj, zhvilloi një takim me Stefan Wenzel, zv kryeministër dhe Ministër i mjedisit, energjisë dhe mbrotjes klimatike në Saksoninë e Poshtme të Gjermanisë

Të Reja

Kryetari i Partisë së gjelbër, Edlir Petanaj, zhvilloi një takim me Stefan Wenzel, zv kryeministër dhe Ministër i mjedisit, energjisë dhe mbrotjes klimatike në Saksoninë e Poshtme të Gjermanisë.

Z.Petanaj e njohu mikun gjerman me rolin e kësaj partie në pushtetin lokal. Gjithashtu u diskutuan sfidat mjedisore si përmirësimi i gjëndjes aktuale,ulja e niveleve të ndotjes, përmirësimi i cilësisë së ajërit, mbrojtja e parqeve dhe zonave të gjelbëra, manazhimi i integruar i mbetjeve, si dhe puna që po bëhet për hartimine politikave mjedisore sipas standarteve të BE.

Një tjetër pikë e diskutimeve ishte edhe drejtësia sociale, ku u vu theksi te mbështetja e njerëzve në nevojë, zbutja e varëfërisë, hapja e vendëve të reja të punës, realizimi i kushteve për një jetë më cilësore.

Z.Petanaj foli edhe për objektivat e Partisë së gjelbër, ku përmendi futjen e energjive të gjelbëra, diellore dhe të erës, zhvillimin e transporti ekologjik , bujqësise dhe turizmit ekologjik. Në këtë kuadër pak ditë më parë Parlamenti Shqiptar ratifikoi Marrëveshjen e Parisit.

Në fjalën e tij, ministri gjerman vlerësoi rolin e Partisë së gjelbër në ruajtjen e mjedit. Ai shtoi gjithashtu se përfaqëesimi i kësaj partie në parlamentin kombëtar, do të ishte një hap i rëndësishëm drejt implementimit të politikave të gjelbëra.

Gjatë takimit palët diskutuan dhe çështje të ndryshme mjedisore si ngrohja globale dhe ndikimi i saj dhe në Shqipëri, ndikimit i ndryshimeve klimatike mbi emigracionin, ulja e përdorimi të lëndëve fosile dhe përdorimi i energjive të gjelbëra, ruajtja e biodiversitetit etj.