Ne duhet të ndyshojmë politikën në funksion të mjedisit

Të Reja

U bënë vite që ne protestojmë për mjedisin, protestojmë ndaj politikave që po e shkaterojnë atë. Por situata mjedisore sa vjen dhe përkeqesohet. Kjo situatë duhet të marrë fund.

Nese ju qytetarë dëshironi realisht të ndikojmi pozitivisht në përmirësimin e kësaj katastrofe mjedisore tani është koha ti bashkoheni Partisë së Gjelbër.

Nëse dëshironi që e ardhmja të jetë “Një Shqipëri e Gjelbër” me ajër, ujë të pastër dhe e pasur me burime natyrore dhe jo një Shqipëri me ajër të ndotur, me rrugë të mbushura me plehra, me lumenjë, toka dhe pyje të shkatërruar, më parë mbështësni dhe votoni Partinë e Gjelbër, pasi ka vëtëm një rrugë “Mjedisi mbrohet me Votë.”

Le të marrim shembull nga përvoja Europiane. Vetëm kur “Të Gjelbrit” u futen në Parlament politika ndryshoj duke u bërë miqësore me mjedisin dhe duke punuar për të. Ky është moment që dhe ne të ndjekim rrugën e qytetarëve Europian, duke mbështetur dhe votuar Partinë e Gjelbër si të vetmen rrugë për të shpëtuar mjedisin.

Ne dëshirojmë të kemi një komunitet të gjelbër i cili të të kontriboj për këtë çështje pasi kujdesi për mjedisin dhe jetën është një mision i pakthyeshem i çdo banori në vendin tonë. Të veprojmë së bashku për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore!

Bashkërisht mund të realizojmë atë që të tjerët thonë se është e pamundur.

Një vend më të mirë për të jetuar;

Një të ardhme më të sigurtë;

Një Shqipëri të Gjelbër