Të Gjelbrit marrin pjesë në takimin ndërkombëtar të Partive Europiane

Të Reja

Kryetari i Partisë së Gjelbër, z.Edlir Petanaj, mori pjesë në Kongresin e Të Gjelbërve Global dhe të Partisë së Gjelbër Europiane, mbajtur në Liverpool, Britani e Madhe. Delegacioni i Partisë së Gjelbër u përfaqësua nga Kryetari i Partisë së Gjelbër, z.Edlir Petanaj. Në Kongres morën pjesë rreth 2000 delegatë nga i gjithë globi. Ky ishte eventi më i madh i Të Gjelbërve ku u bashkuan mendimet, idetë dhe prespektivat e zhvillimit të filozofisë së gjelbër në të gjithë globin. Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët.

Një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me pikat kyçe të programit të Partisë së Gjelbër Europiane dhe të Të Gjelbërve Global u diskutuan në këtë Kongres. Në fund u miratuan disa rezoluta dhe dokumente strategjikë mbi zhvillimin e politikave të gjelbëra në të gjithë globin.

Kryetari i Partisë së Gjelbër së Shqipërisë, z. Edlir Petanaj, zhvilloi atje një sërë takimesh me përfaqësues të Partisë së Gjelbër Europiane dhe Të Gjelbërve Globalë. Në takimet me drejtues të lartë të Partisë së Gjelbër Europiane, tema qendrore e diskutimeve ishte situata mjedisore në Shqipëri. Nuk u la jashtë vëmendjes gjithashtu situata ekonomike dhe ajo politike si dhe hapat që po bëhen për plotësimin e rekomandimeve të BE, për hapjen e negociatave

Shqipëria duhet të hapë një faqe të re, atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në respektim të standardeve Europiane,- thanë drejtuesit e lartë të Partisë së Gjelbër Europiane. Ata mbështesin dhe inkurajojnë vendin tonë në procesin e hapje së negociatave me BE-në dhe urojnë që shumë shpejt Shqipëria të jetë pjesë e këtij komuniteti. Shqipëria si një nga vendet më të ndotura të Europës dhe me problematika të shumta mjedisore ka shumë nevojë për mbështetjen e një Partie të Gjelbër për ta kapërcyer këtë situatë, mbështetur edhe nga Partia e Gjelbër Europiane.