E ardhmja është e gjelbër

Të Reja

Partia e Gjelbër ekziston sepse shoqërisë sonë i duhet një zë politik që nuk bën kompromis në dëm të mjedisit, sepse shoqërisë sonë i duhet një ndryshim, i duhet një aksion konkret, pasi tashmë të gjithë jemi të bindur se mjedisi mbrohet me votë.

Partia e Gjelbër lindi si një lëvizje politike të cilën në skenë e thirri koha për të dhënë alarmin për krizën e thellë ekologjike që po kalon Shqipëria. Ne sot jemi qytetarë të vendit më të ndotur të Evropës. Ky është një realitet i trishtuar në sytë tanë.
Sot ne jetojmë në një territor të zhveshur nga erozioni dhe të mbuluar nga betoni, jetojmë në zona të pyllëzuara pa pyje, thithim ajrin që shkakton sëmundje të ndryshme, jetojmë me ndotjen e ujit dhe tharjen e burimeve, etj. Ne po jetojmë pa bukurinë e lagunave, lumenjve, deteve dhe bukurive të tjera natyrore. Po jetojmë pa shumëllojshmërinë e bimëve, kafshëve, shpendëve dhe peshqve të cilët rriteshin më parë së bashku me ne. Ne po jetojmë shkatërrimin e parqeve dhe sipërfaqeve të gjelbra. Ne sot po jetojmë nën kërcënimin e ndërtimit të veprave energjetike që cenojnë rëndë jetën dhe të ardhmen. Rëndësia dhe urgjenca e këtyre shqetësimeve ekologjike po depërton shumë shpejt në ndërgjegjen e publikut. Përgjegjësia për këtë krizë mjedisore bie direkt mbi politikën, prandaj dhe zgjidhja është vetëm politike.
Kjo është arsyeja që Ne sot kemi nevojë për një politikë ndryshe, një politikë të re ku mjedisi të jetë prioritet i programeve të ardhshme qeverisëse, duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm në harmoni dhe në respekt të mjedisit. Ne dëshirojmë një politikë dhe një proces vendimmarrje transparent, ku të përfshihen të gjithë. Angazhimi për përmirësimin e mjedisit kërkon solidaritetin e të gjithëve. Çdo gjë që siguron natyra duhet të shikohet si vlerë e përbashkët. Mbrojtja e këtyre vlerave të përbashkëtave është pjesë e përgjegjësive politike, mjedisore dhe ekologjike të Partisë së Gjelbër.
Të Gjelbrit kërkojnjnë rrugë të reja zhvillimi. Si pjesë e Politikës së Gjelbër Evropiane, bazë e së cilës është “Ideologjia e Gjelbër”, punon sot për ndërtimin e një Shqipërie Evropiane e cila në themel të saj do të ketë eko-zhvillimin si një model zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik social dhe mjedisor. Kjo është marrëveshja jonë e Gjelbër që ne kemi me Qytetarin
Të gjitha idetë e reja që shpalosen aty ndeshen me mendimin se kjo është e pamundur dhe e parealizueshme dhe ka shumë njerëz që e pohojnë këtë. Ne u themi: “Asgjë nuk është e pamundur.

Ne mundemi nëse duam.”
NE DUAM NËSE DHE JU DONI
MIRË SE VINI TE NE!
Bashkërisht mund të realizojmë atë që të tjerët thonë se është e pamundur. Një Shqipëri të Gjelbër.