Edlir Petanaj drejtuesi i Të Gjelbërve zhvilloi nje Takim me Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit në Ditën Botërore të Mjedisit
Çdo datë 5 Qershor, është një mundësi që ne të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit, si në Elbasan ashtu edhe në të gjithë vendin. Kjo është një ditë kur të gjithë ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se shfrytëzimi pa fre i burimeve tona natyrore sot, të cilat janë thelbësore për ekzistencën tonë, do të sjellë një katrastrofë të pariparueshme nesër.
Nivelet e larta të ndotjes, erozioni i tokës, shkatërrimit dhe djegja e pyjeve, Shkatërimi i Florës, Faunës, zonave të mbrojtura, sipërfaqeve të gjelbwra dhe pasurive natyrore te vëndit kanë bërë që ne sot në këtë ditë të bëjmë një apel për të shpëtuar mjedisin tonë që tashmë është i rrezikuar. Ne duhet të veprojmë urgjentisht, të gjithë së bashku për të ruajtur mjedisin dhe burimet tona natyrore. Vetëm kështu mund të sigurojmë mirëqenien tonë ekologjike dhe një të ardhme më të sigurtë.Ne jo vetëm nuk kemi të drejtë t’i shpërdorojmë këto burime por t’i shtojmë dhe t’i mirëmenaxhojmë për vete dhe për brezat e ardhshëm.
Le të shërbejë kjo ditë që ne të ndiejmë më shumë përgjegjësi ndaj mjedisit. Le të shërbejë kjo ditë, për ndërgjegjësimin e politikës dhe veprimeve të saj në raport me mjedisin.
Le të shërbejë kjo ditë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mbështetur një zë të gjelbër në politikë, që do të ndalojë shaktërrimin e mjedisit dhe do të kujdeset për burimet tona natyrore.
Elbasani është qyteti që ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë më shumë nga problemet mjedisore dhe ndotja. Pasojat e saj janë prezente në shëndëtin e banorëve të këtij rajoni. Jeta e tyre është bërë më e vështirë dhe më e pasigurtë, jo vetëm për shkak të problemeve ekonomike por edhe të ndotjes. Vetëm duke pasur një mjedis të shëndetshëm do të reduktonin deri në zhdukje sëmundjet dhe problemet shëndetësore, që janë si pasojë e ndotjes së mjedisit.
Të gjithë së bashku mund ta ndryshojmë këtë situatë të rënduar mjedisore
Ju si përfaqësues të brezit të ri duhet të jeni promotorët e ndryshimit të situatës së rënduar mjedisore, jo vetëm në Elbasan por dhe në të gjithë Shqipërinë duke ndërmarë një aksion konkret sensibilizues dhe ndërgjegjësues në të gjithë Qarkun për ta mbështetur programin “Për një Shqipëri të Gjelbër”.
Ky program do t’i hapë rrugën zhvillimit të një ekonomie të gjelbër. Në kushtet aktuale të krizës ekonomike dhe mjedisore që po kalojmë e vetmja zgjidhje për ne të gjelbërit është zhvillimi i Ekonomisë së Gjelbër.
Kjo është një ekonomi që jo vetëm do të na sjellë stabilitet mjedisor dhe zhvillim të qëndrueshëm, por sidomos në ditët e vështira ekonomike që jetojmë, do të krijojë mijëra vende të reja pune për Rininë.
Le t’i bëjmë nga kjo sallë një thirje të gjithë të rinjve se: “Tani është koha që të mendoni për veten tuaj, është koha të mendoni për të ardhmen, duke ndjekur shembullin e bashkëmoshatarëve tuaj Europian, të cilët mbështesin dhe përkrahin kauzën e gjelbër”.
Le të hapim një faqe të re politike, miqësore dhe bashkëpunuese me mjedisin.