Të Ndalim me Votë Shkatërrimin e Mjedisit

Të Reja

U bënë vite, po aq sa është vetë tranzicioni ynë, që shoqëria civile proteston ndaj ndotjes së ajrit, shkatërrimit të mjedisit, ndërtimit të centraleve nukleare, importimit të OMGj-ve, importit të plehrave, e të tjera probleme mjedisore, por deri më sot asnjë politikë qeverisëse nuk ka ndërmarrë hapa konkrete për të ndalur shkatërrimin e mjedisit dhe ulur nivelin e ndotjes.

Sot mund të themi se ndotja po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën. Vështirë se mund të gjendet ndonjë vend tjetër në Europë që të ketë patur këtë shkatërrim mjedisor që ka vendi ynë. Përgjegjësia për këtë shkatërrim bie direkt mbi politikën aspak miqësore me mjedisin. Pasojat e rënda të kësaj krize ekologjike, nuk po i ndjen sot vetëm mjedisi i shkatërruar, por dhe jeta e qytetarëve, pasi këto pasoja ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Është koha për t’i bërë thirrje ndërgjegjes qytetare, intelektualëve, të rinjve, nënave dhe motrave që aq shumë sakrifikojnë për të rritur fëmijët e tyre, që t’i thonë NDAL me votë shkatërrimit të mjedisit.

Sot më shumë se kurrë jemi të bindur se “Mjedisi mbrohet me votë”.

Vepro tani në mbrojtje të mjedisit!

Vepro tani, duke Votuar Të Gjelbrit – Partinë e Gjelbër!

Ne dëshirojmë që “Shqipëria e Gjelbër” të jetë realitet!

Të dashur votues, bashkohuni me ne, mbështeteni Partinë e Gjelbër, përkraheni atë, votojeni atë, në mënyrë që kjo ide të zhvillohet dhe të bëhet realitet .

Nëse dëshironi të reagoni konkretisht për ndalimin e importit të plehrave, të reagoni ndaj ndotjes së mjedisit, ndaj shkatërrimit të tokës, lumenjve, pyjeve, faunës dhe florës si dhe të pengoni ndërtimin e veprave nukleare në Shqipëri, atëherë……

Tani është koha, për të vepruar!

Tani është koha për të votuar Të Gjelbrit !

Nëse ju dëshironi një Shqipëri të Gjelbër,

Bashkohuni me Ne!

Veproni tani!

Votoni Partinë e Gjelbër!