Rinia është pjesa më energjike dhe vitale e Partisë së Gjelbër. Ajo është e organizuar në Forumin “Të Rinjtë e Gjelbër” . Ne jemi pjesë e Rinisë Studentore, intelektuale, aktiviste, progresiste dhe më gjërë. Ne kërkojmë që me idetë dhe mendimet tona ta çojmë përpara shoqërinë tonë.
Ne dëshirojmë që të krijojmë një sistem politik të aksesueshëm, sa më përfaqësues, në shërbim të njerëzve dhe sa më pranë tyre. Ne besojmë tek një e ardhme më e mirë dhe për këtë kemi ndërmarrë këtë angazhim si pjesë të një organizimi politik, në përpjekje për ta bërë realitet “Një Shqipëri më të Gjelbër”.
Anëtarët tanë i përkasin moshës nga 15 -30 vjec, dhe si të gjitha organizatat e Gjelbra Rinore Europiane ne kemi ndërmarrë një angazhim së pari për drejtësi sociale në funskion të asaj mjedisore i cili është edhe qëllimi i ekzistencës sonë.
Anëtarësimi në Forumin Të Rinjtë e Gjelbër i përket tërësisht vullnetit të lirë të çdo njeriu që ndihet i ri, pa kushtin e të qenurit domosdoshmërisht një anëtar partie. Ne politikën e shikojmë të lidhur ngushtë më mjedisin dhe për këtë arsye sot po punojmë për një politikë më miqësore dhe dashamirëse me mjedisin, për një politikë që ruan dhe mbron burimet tona natyrore.
Ne dëshirojmë që të përfaqësojmë vlerat më të mira të kësaj politike, duke u organizuar politikisht në të gjithë vendin. Ne kemi krijuar strukturat tona vendore dhe qëndrore për të afruar sa më shumë të rinj dhe të reja që dëshirojnë të jenë aktivë në politikën e gjelbër.
Ne kemi sot pavarësinë tonë nga Partia e Gjelbër dhe jemi maksimalisht të angazhuar që nëpërmjet punës të sjellim një zë të fuqishëm rinor në strukturat politike të Partisë së Gjelbër të cilës i përkasim.
Ne kemi krijuar një komunitet Rinor të Gjelbër. Jemi pjesë aktive në media sociale, takimeve të drejtëpërdrejta me të rinjtë duke debatuar dhe shpalosur idetë tona në lidhje me mjedisin, politikën dhe rininë. Fokusi në kalendarin mjedisor , konferencat , seminaret dhe tavolinat e rrumbullakëta janë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona gjatë gjithë vitit, duke mos harruar aktivizimin në fushata elektorale nëpërmjet edhe pjesëmarrjes direkte si kandidatë që synojmë të sjellim një zë ndryshe në politikë.
Të Rinjtë e Gjelbër kanë ndërmarrë një sërë aksionesh konkrete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për ndalimin e ndotjes dhe shkatërrimin e mjedisit. Si pjesëmarrëse aktive në aktivitete të ndryshme në terren dhe protesta, ajo po shndërrohet në një forcë potenciale përfaqësuese e politikave të gjelbra në Shqipëri.
Të Rinjtë e Gjelbër janë pjesë e lista lektorale të Partisë së Gjelbër me kandidatët e tyre si për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Fushatat e tyre të suksesshme kanë bërë që disa nga kandidatët e tyre sot të jenë këshilltarë në disa këshilla bashkiak dhe të jenë një zë i rëndësishëm për zhvillimin e politikave të gjelbra në zonat ku janë zgjedhur.
Të Rinjtë e Gjelbër janë anëtare më të drejta të plota e Federatës së Gjelbër Rinore Europiane. Ajo ka përfaqësuesit e saj më të drejtë vote në Këshillin Drejtues të kësaj Federate. Rinia e Gjelbër është anëtare e Të Rinjve Të Gjelbër Global dhe e disa rrjeteve Rinore Europiane.
Bashkohuni me ne për “Një shqipëri më të Gjelbër”.