Thomas Waitz, Kryetar i Partisë së Gjelbër Europiane dhe Deputet i Parlamentit Europian zhvilloi një takim nw platformën zoom, me kryesinë e Partisë së Gjelbër në Shqipëri. Në këtë takim u diskuta rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe përpjekjeve që po bëhen në drejtim të integrimit të shpejtë të vendit në BE.
Z. Waitz, përshëndeti hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ai theksoi se i gjithë rajoni ka një shans për t’u futur në Bashkimin Europian dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të Gjelbërit Europian do të bëjnë gjithçka është e mundur për ta mbështetur Shqipërinë në përshpejtimin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.
Një çështje tjetër që u diskutua ishte përgatitja e Të Gjelbërve Shqiptar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Është e nevojshmë që në Parlamentin shqiptar të ketë një zë të gjelbër – theksoi Z. Waits, duke pasur parasysh situatën kritike mjedisore në nendin tonë. Është momenti për të bashkuar të gjithë faktorin ambientalist, por edhe më gjerë. Kjo do t’ju sjellë sukses dhe do të bëjë të mundur që politikat mjedisore të bëhen pjesë e vendimarrjes.
Qytetarët në shumë vende të Europës – tha z. Waits, po mbështesin të gjelbrit pasi e shohin që politika që ata ndjekin garanton një zhvillim të qëndrueshëm për shoqërinë sot dhe në të ardhmen. Rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale në Francë, konfirmuan besimin që kanë qytetarët europianë tek Të Gjelbrit.
Ne do të jemi pranë jush, duke ju mbështetur që edhe ju “Të Gjelbrit” e Shqipërisë të rrisni infliencën tuaj politike në nivel kombëtar sikurse i’a keni dalë të përfaqësoheni me dinjitet në nivel lokal. Një parti me baza të forta lokale shumë shpejt do të bëhet një parti e fuqishme në nivel kombëtar.
Ne do të dëshironim – u shpreh z. Wailtz, që së bashku me ju të organizojmë në Tiranë konferencën e Këshilltarëve lokalë të rajonit të Ballkanit. Ky aktivitet do të shërbente për të mbështetur më shumë lëvizjen e gjelbër në rajon. Të Gjelbrit Europianë e vlerësojnë shumë punën e bërë nga Partia e Gjelbër e Shqipërisë në nivel lokal.
Vala e Gjelbër shumë shpejt do të shtrihet fuqishëm në rajonin e ballkanit.