Ngrohja Globale dhe konsumini i të gjithë burimeve natyrore të planetit janë dy sfidat më të mëdha të njeriut nga të cilat varet mbijetesa.Frika është se, me shpejtësi po i afrohemi rritjes me 2 gradë të temperaturave krahasuar me nivelet paraindustriale, pamvarësisht marrjeshjes nga qeveritë e botës të vitit 2015 , të cilat u angazhuan t’i mbanin temperaturat nën 2 gradë Celsiu. Aktualisht, temperaturat janë rritur me 1 gradë krahasuar me nivelet paraindustriale, e po rriten me rreth 0.17 gradë për çdo dekadë cka do bej që shumë shpejtë të kemi fenomenin e shkrirjes së akullnakave dhe rritjen e niveleve te deteve me 10-60 metra. Nje pjesë e konsiderueshme e tokës do të ishte e pabaniueshmë dhe më pasoje mjatë të rënda për njerëzimin. Është dëshmuar se ngrohja globale nuk ndodh vetvetiu por është pasojë e ndikimit të veprimtarisë së njeriut.
Ndyshimet klimaterike sot po vërehet që nga ekuatori deri në pole ku koralet shkëmbore janë të rrezikuara me rritjen e temperaturës së detërave, pyjet kanë filluar të tkurren në vise më të larta më të ftohta, arinjve polare është duke ju zvogëluar habitati më shkrirjen e akullit polar, akullnajat po shkrihen në çdo kontinent, erozioni i tokës, thatësira dhe përmbytjet janë më të shpeshta dhe zjarret, stuhitë dhe nxehtësitë tropikale janë dukuri në rritje.
Zhfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore do të sillte që më 1 Gusht të vitit 2018, popullsia botërore do të ketë konsumuar të gjitha burimet natyrore nga planeti. Pra fruta, zarzavate, mish, peshk, ujë dhe dru që ishin të disponueshëm për gjithë vitin 2018 janë konsumuar në pothuajse vetëm gjysmën e parë të vitit. Që këtej njerëzimi nisi mbishfrytëzimin e Tokës.
Sipas përllogaritjes që bëhet çdo vit nga Global Footprint Network, që është një organizatë për kërkimet ndërkombëtare, sipas së cilës për të përmbushur kërkesat e konsumit botëror me burime natyrore do duhej pothuajse edhe një tokë tjetër. Duke nisur nga vitet 70 të shekullit të kaluar njeriu nisi të konsumojë më tepër sesa sistemet natyrale janë në gjendje të rigjenerojnë dhe të çlirojë më tepër dioksid karboni sesa oqeanet dhe pyjet janë në gjendje të përthithin, asimilojnë dhe pastrojnë.
Por sigurisht jo të gjithë njerëzit kontribojnë njësoj në në rritjen e ngrohjes globale, në shfrytëzimin e burime apo konsumojnë në të njëjtën mënyrë të mirat që na jep planeti. Kryesish kjo ka të bëj më stilin e jetës që bëjnë. Ato që kanë një ndikim negativ mbi këto cështje janë politikat që ndjekin qeveri të ndryshme pamvarësisht angazhimeve në panelet ndërqeveritare për edukimin dhe rritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike dhe arritjen e objektivavbe për zhvillim të qëndrueshëm.
Më të drejtë duke parë këtë situatë seriose shtrohet pyetja :
A mund ti shpëtojmë katastrofave që parashikohen si pasojë e ndryshimeve klimatike nëse ngritët temperatura mbi 2°C dhe shterimit të burimeve natyrore?
Ambientalistët kanë kohë që e kanë ngritur zërin për ardhjën e kësaj situate, organizatat mjedisore kanë rritur forcën e tyre protestuese, Të Gjelbrit kanë marrë inisiativa ligjore duke miratuar ligje dhe akte për ta përballuar këtë situatë, por të gjitha këto janë të pamjaftueshmë nëse nuk arrihet ndërgjegjësimi i qeveritarëve apo politikëbërsve pa parë shkatërimin me sytë e tyre.
Ne duhet të ndryshojmë politikën që e shikon planetin thjesht një burim për t’u menaxhuar ose shfrytëzuar për qëllime njerëzore. Kjo politik me këtë koncept është përgjegjëse për shekuj e shkatërrimit të mjedisit.
Ne besojmë fort në idetë dhe vendosmërinë tonë si ambientalist dhe politikan të gjelbër për ti ndyshuar gjërat duke ndërgjegjësuar opinionin publik për ti mbështetur idetë tona për të shpëtuar planetin dhe vetë ekzistencën tonë. Të dyja janë të lidhura ngusht me ripërtritjen dhe trashgimin. Kjo bënë që politika jonë të jetë një politikë reale.