Zgjidhni një të ardhme të Gjelbër për Shqiperinë.

Të Reja

Nuk ka patur më parë periudhë më të volitshme sesa tani për të votuar Partinë e Gjelbër. Nëse dëshironi të reagoni dhe veproni konkretisht mbi ndryshimin klimaterik, dhe jo vetëm të flisni për të, më parë votoni Partinë e Gjelbër.

Nëse dëshironi që e ardhmja të rezultojë në një Shqipëri, me ujë të kulluar, ajër të pastër dhe e pasur me burime natyrore dhe jo me ndotje industriale apo tokë të kontaminuar, më parë votoni Partinë e Gjelbër.

Nëse ju dëshironi drejtësi sociale, të gëzoni të drejtat civile dhe barazi, në vend të varfërisë, mbikqyrjes apo pakënaqësisë, më parë votoni Partinë e Gjelbër.

Nëse ju dëshironi që për vendin tonë cilësia e jetës për çdo individ të jetë prioritet më parë votoni Partinë e Gjelbër.

Bashkohu me ne. Vepro tani për një Shqipëri  më të mirë.

Partia e Gjelbër ka një vizion për Shqipërinë: një vend ku gjithsecili gëzon një jetesë me cilësi të lartë, të bazuar mbi shpërndarjen e drejtë të burimeve natyrore globale dhe një shoqërie të udhëhequr nga parimet e drejtësisë, barazisë dhe jo dhunës.

Ne dëshirojmë të ndërtojmë një demokraci të vërtetë, me komunitete lokale të zhvilluara që kanë me të vërtetë “fjalën e tyre”, ndikimin e tyre në vendimet që influencojnë ata.

Ne dëshirojmë një Shqipëri ku gratë, të rinjtë, të moshuarit dhe gjithë minoritetet pavarësisht racës, orientimit seksual, besimit apo paaftësisë të mos diskriminohen.

Ne mbështesim të drejtat dhe liritë civile pasi besojmë se duke lejuar që këndvështrimi i gjithsecilit të dëgjohet, do të kemi një Shqiperi më të mirëqeverisur.

Shëndeti i popullësisë do të përkeqësohen përsa kohë individët do të jetojnë në varfëri,në një mjedis të degraduar, në banesa të rëndomta, ushqim jo të shëndetshëm dhe papastërti. Masat për të përmirësuar ekonominë tonë do të dështojnë nëse do të shkaktohen dëme mjedisore të kushtueshme, sic po ndosh tani dhe do të vazhdoj dhe në të ardhmen.

Të Gjelbërit janë të bindur se ata duhet të jetojnë me mjetet dhe burimet e tyre – të një planeti. Ne jemi të varur nga burimet natyrore të tokës. Mirëqenia jonë, ekonomia jonë dhe mbijetesa jonë varen nga burimet natyrore të tokës. Nëse i përdorim burimet natyrore në mënyrë më efektive dhe të barabartë, individë të Shqiperisë do të mund të gëzojnë një jetesë më të përmirësuar, ndërkohë që dhe bota mbetet në gjendje të përshtatshme për gjeneratat e ardhshme.

Ky është një hap drejt një shoqërie më të pasur në kuptimin e saj më të gjerë.

Në mënyrë vendimtare, ne duhet të përballojmë kërcënimin e ndryshimit të shpejtë e të pakontrollueshëm të klimës.Dhe ne si pjësë e këtij globi na takon të reagojmë sa më shpejt duke marrë masa të menjëhershme që nevojiten.

Ekziston një mundësi që në sezonin e ardhshëm parlamentar Partia e Gjelber të luaj një rol deçiziv dhe ne e kemi të qartë atë çka dëshirojmë të arrijmë më anë të kësaj mundësie: një qeveri që vërtet vendos në zemër të saj zhvillimin e qëndrueshëm dhe efektiv. Ne do të vazhdojmë të “fryjmë” jetë të freskët drejt skenës politike Shqiptare duke parë me prioritet çështjet mjedisore dhe politikat e eko-zhvillimit që vërtet kanë rëndësi.

Parti të tjera politike në Shqiperi janë duke u përpjekur të ekspozojnë në “vitrina” manifestet e tyre duke përdorur politikat mjedisore dhe duke pretenduar se janë “të gjelbër”, por ne besojmë se votuesit Shqiptar do të dinë të njohin të gjelbërit e vërtetë, pasi nuk ka kohe më për të humbur.

Tranzicioni si politik dhe mjedisor duhet të marrë fund njëherë e mirë. Nëse ju dëshironi të veproni realisht mbi çështjet e gjelbëra, jo vetëm fjalë mbi to, atëherë ju lutemi më parë votoni Partinë e Gjelbër. Zgjidhni një të ardhme të Gjelbër për Shqiperinë.