Dokument politik: Plani ynë i Energjisë së Pastër

Të Reja

Plani ynë i Energjisë së Pastër është një propozim i yni transformues për t’i dhënë fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile duke patur një ndikim pozitiv ndaj nryshimit të klimës. Kjo do të ndihmojë për të siguruar brezat e ardhshëm të të trashëgojnë një vend ku nuk i duhet të luftojnë për të mbijetuar, por të gëzojnë dhe jetojnë në mirëqënie.

Modeli i zhvillimit i krijuar mbi përdorimin gjithmonë në rritje të rezervave energjetike, është një ekonomi e uljes së një kapitali natyror, të brezave të ardhshëm.

Ne propozojmë energjisë së pastër si një objektivë ambicioze për ta realizuar këtë trasformim për të prodhuar energji nga burimet e rinovueshme

  • Të Gjelbërit janë për një politike moderne, duke zhvilluar me prioritet energjitë e rinovueshme, si dhe në të njëjtën kohë ushtrimin e kontrollit për ekonomizimin e energjisë. Efiçencën Energjitike
  • Elektriciteti me origjinë nga era (eolike) dhe elektriciteti me origjinë diellore (fotovoltaike) duhet të jenë energjitë e së ardhmes.
  • Për cdo burim tjeter energjie të rinovueshme miqësor me mjedisin.
  • Ne duhet të stimulojmë vendosjen e  paneleve diellore në shtpëitë e qytetarëve dhe objektet publike dhe private.
  • Ne do të prezantojmë grante për të reduktuar çmimin e instalimit të paneleve në shtëpitë private, dhe do të ofrojmë grante dhe kredi me interes të ulët për bizneset për të kaluar në energji të rinovueshme.
  • Për ndërtimin e banesave te reja që mundësojnë projekte të ekspozuara ndaj dritës dhe një pjesë e mirë e ngrohjes se tyre dhe e ujit duhet të sigurohen direkt nga dielli.
  • Ne do të krijojmë një Fond të Energjisë së Pastër të cilin komunitetet mund ta marrin për projektet lokale të energjisë së rinovueshme.

Shqipëria ka një pozicion të favorshëm gjeografik që krijon shanset për shfrytëzimin e energjisë diellore. Shanse të tilla janë intensiteti i lartë i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit, etj. Klima mesdhetare, me një dimër të butë dhe të lagët dhe verë të nxehtë dhe të thatë përcaktojnë një potencial energjetik të madh për shfrytëzimin e energjisë diellore. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues për të ardhmen dhe përdorimi i saj është potencial, pasi është një burim natyror energjie i pashtershëm. Era garanton energji pa dëmtuar mjedisin dhe me një kosto të pranueshme. Kjo formë energjie është e leverdisshme si nga ana ekonomike ashtu edhe mjedisore. Kjo përbën arsyen që një pjesë më e madhe e energjisë së krijuar nga era të përfshihet në strukturën kombëtare të energjisë. Rezervat e erës të Shqipërisë janë të mëdha.

Miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të PGJ-së