Dokument politik: Planin për Bujqësinë e ardhshme

Të Reja

Ne  mund të kemi një sektor të lulëzuar dhe të qëndrueshëm të bujqësisë që është i mirë për fermerët, i mirë për qytetarët dhe i mirë për vendin. Duke bërë zgjedhje të mençura tani, për mënyrën se si vendi rikuperohet nga COVID-19, ne mund të mendojmë përpara për të trajtuar krizën e klimës dhe për të krijuar një sistem më elastik që mbështet fermerët dhe kultivuesit, dhe mbron tokën dhe ujin tonë.Fermat tona nuk duhen konceptuar si fabrika, duke i dhënë përparësi sasisë mbi cilësinë. Kjo situatë ka ndotur ujin tonë, ka dëmtuar tokën dhe kafshët tona dhe ka sjell ndikime në ngrohjen globale. Plani ynë i Bujqësisë për të ardhmen kërkon trasformimin e këtij sektori drejtë një bujqësi të pastër dhe organike e cila nuk ndikon në ndryshimet e klimës por dhe garonton konsumatorin për prodhimet e pastra dhe cilësore.

Ja çfarë përfshin Plani ynë i Bujqësisë për të ardhmen:

  • Ne do të zvogëlojmë përdorimin e plehrave të dëmshëm artificialë, për t’u kujdesur për klimën, tokën dhe ujin tonë.
  • Ne do të mbështesim fermerët dhe kultivuesit të kalojnë në praktikat rigjeneruese të bujqësisë duke krijuar një Fond të ri të Ushqimit të Shëndetshëm dhe Bujqësisë.
  • Ne do të ndryshojmë mënyrën se si e etiketojmë ushqimin tonë në mënyrë që njerëzit të mund të besojnë në atë që po blejnë.
  • Ne do t’i lidhim lokalitetet me ushqimin duke ndihmuar iniciativa të drejtuara nga komuniteti siç janë kopshtet urbane.
  • Çmimi i produkteve duhet të reflektojë koston ambientale dhe shoqërore të prodhimit ushqimor, sepse fermerët duhet të kujden për natyrën.
  • Ne do të mbështësim fermerëve që dëshirojnë të kalojnë në bujqësi ekologjike , si në aspektin e prodhimit ashtu dhe tregtimit të prodhimeve ekologjike.
  • Ne duam të vazhdojmë punën për të rritur përkrahjen dhe mështëtjen e  bujqësisë ekologjike.
  • Ne duket të forcojmë tregjet lokale duke afrua sa me shumë prodhuesin me konsumatorin.
  • Zhvillimi i bujqësise biologjike duhet të jetë një nga prioritet, pasi jo vetëm janë kushtët e përshtatshmë për zhvillimin e saj, por ajo do të stimuloj dhe rrisë dhe sektorin e turizmit ekologjik në vend.

Partia e Gjelbër e di se Shqipëria mund të ketë një sektor të lulëzuar, të qëndrueshëm të bujqësisë që trajton krizën e klimës dhe pastron lumenjtë dhe ujëmbajtësit tanë, ndihmon komunitetet lokale të lulëzojnë dhe sigurohet që të gjithë kemi ushqim të freskët dhe të shëndetshëm për të ngrënë.

Prodhimi i ushqimit cilësor  dhe qëndrueshmëria e tij e vazhdueshme ekonomike, është thelbësore për të ardhmen e vendit

Vendi ynë është ndër eksportuesit kryesorë më të njohur në rajon, me një reputacion të fortë për prodhimin e produkteve me cilësi të lartë.

Plani ynë i Bujqësisë për të ardhmen përcakton se si ne mund të jetojmë në përputhje me reputacionin tonë në këtë kohë të krizës globale duke udhëhequr tranzicionin në prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit.

Miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të PGJ-së

Tirane, me 07.11.2020