Fuqizimi i Rrjetit të Këshilltarëve të Gjelbër

Të Reja

Shoqata e Këshilltarëve të Gjelbër të Anglisë dhe Uellsit së bashku me Këshilltarët e Partisë së Gjelbër Shqiptare,zhvilluan një trainim në platformën Zoom, me temë: “Mbështetja e këshilltarëve të gjelbër dhe fuqizimi i zërit të tyre në këshillat bashkiak”.

Në këtë trainim, përveç këshilltarëve të gjelbër morën pjesë edhe disa drejtues të strukturave lokale. Ky ishte trainimi i parë që organizoi Rrjeti i Këshilltarëve të Gjelbër të Shqipërisë mbas themelimit. Të Gjelbrit Shqiptar kanë 37 këshilltarë lokal, nga të cilët 11 janë këshlltare femra si dhe 17 janë të rinj nën 30 vjeç.

Seanca e trajnimi për këshilltarët e AGP-së u drejtua nga Znj. Sally Pickering, Koordinatore e Shoqatës së Këshilltarëve të Gjelbër të Anglisë dhe Uellsit.

Në këtë aktivitet u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme duke i bërë referencë veprimtarisë, qëllimeve dhe funksionimit të Shoqatës së Këshilltarëve të Gjelbër të Anglisë dhe Uellsit.

Sjellja e praktikave më të mira në drejtim të punës së bërë me komunikimin, sidomos atë digital, ndërmarrja e inisiativave ligjore, lobimi brenda në këshill, strukturat mbështetëse për këshilltarët e rinj, konsultimet, planifikimi i strategjive, shpërndarja në kohë e informacionit të ndërsjelltë mbi veprimtarinë e këshlltarëve, etj, ishin ndër temat kyçe të këtij aktiviteti.

Në këtë aktivitet, shumë i vlefshëm ishte kontributi që dhanë Këshilltarët e Gjelbër të Anglisë dhe Uellsit, me përvojë, të cilët kanë qenë të përfshirë në AGC për shumë vite. Gjatë trajnimit, kolegët e huaj punuan në grupe të vogla pune ngushtësisht me këshilltarët e Partisë së Gjelbër Shqiptare.

Një temë e rëndësishme e këtij trainimi ishte mbështëtja që Partia e Gjelbër Shqiptare duhet t’i jap këshilltarëve pqr të qënë sa më efektiv në punen e tyre.

Paneli i këshilltarëve të Gjelbër të Anglisë dhe Uellsit, solli disa shembuj praktikë të mënyrës së mbështetjes që ata marrin nga anëtarët e tjerë të Partisë dhe strukturat e saj lokale, lidhjen e ngushtë që ata kanë me këto struktura dhe antarësinë si dhe politikat që ndjekin për marrëdhëniet me komunitetin.

Manuali i këshilltarëve vendor të Rrjetit të Këshilltarëve të Gjelbër Anglez është një nga nga dokumentet më të mira ku bazohet e gjithë puna dhe veprimtaria e tyre. Ky manual luan një rol shumë të rëndësishëm në fuqizimin e rrjetit të këshlltarëve të gjelbër shqiptar.

Ky takim pati një rëndësi të veçantë në vendosjen e urave të bashkëpunimit midis dy rrjeteve të këshilltarëve. Për ta çuar më tej këtë bashkëpunim u vendos caktimi i një kordinatori që do të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe do të koordinojë aktivitetet e përbashkëta.