Klima po ndryshon, jeta dhe e ardhmja jonë po shkatërrohen!

Të Reja

Të Rinjtë e Gjelbër organizuan një sërë aktivtetesh në fundjavë me temën: Klima po ndryshon, jeta dhe e ardhmja jonë po shkatërrohen

Për ne si të rinj problemi i ndryshimeve klimaterike duhet të marrë zgjidhje sa më parë pasi kërcënon seriozisht jetën tonë dhe të ardhmen. Kjo është dhe detyra jonë, sfida jonë, për të cilën koha po na thërret.

Edhe pse po jetojmë në një situatë të pazakontë për shkak të pantemisë së COVID-19, ne mund të mendojmë përpara për të trajtuar krizën e klimës, duke bërë zgjidhjet e duhura për të ecur në rrugën drejtë progresit dhe zhvillimi të politikave të gjelbra.

Asamblea e Përgjithshmë e Të rinjve të Gjelbër u zhvillua në frymën e një angazhimi më të madh të të rinjve ndaj sfidës së nryshimeve klimatike.

Zhvillimi i Asamblesë u karakterizua nga një larmishmëri sesionesh që do të kishin qëllim debate kontruktive rreth problemeve mjedisore, sociale, politikave të gjelbra, shkollimit dhe punësimit të të rinjve.

Gjithashtu një vend të rendësishëm në debate zuri përfshirja e të rinjve në politik, lidershipin e organizatës dhe hapësira që duhet të kenë në strukturat drejtuese dhe vendimarrëse të Partisë së Gjelbër.

Prania e të rinjve nga të gjitha degët e Forumit Rinor, këshilltarë lokalë, si dhe e përfaqësues të Të Gjelbërve Shqiptar, do të krijonte një hapësirë të gjerë mendimi dhe debate duke ndarë eksperiencat dhe përvojën me më të rinjtë dhe shkëmbyer ide për forcimin dhe zhvillimin e lëvizjes së gjelbër rinore në Shqipëri.

Asamblea e Përgjithshmë miratoi një sërë dokumentash të rëndësishëm politik dhe rezoluta.

Të gjithë së bashku të veprojmë tani për të mbrojtur mjedisin dhe klimen” : Me anë të kësaj resolute kërkohet masivizimin i lëvizjes për klimën si një domosdoshmëri për të ndërgjegjësuar faktoret vendimarrës që të veprojnë me shpejtësi.

Koha nuk pret për të reaguar ndaj ndyshimeve klimaterike.“

Asamblea e Përgjithshmë zgjodhi edhe organet e reja drejtuese. Dy bashkëdrejtuesit e rinj janë znj. Ambra Durro dhe z. Brahim Demi.

Z. Brahim Demi përfaqëson edhe zërin e gjelbër në këshillin bashkiak të qytetit të Lezhes.

Fundjava e gjelbër u mbyll me protestën e Klimës të zhvilluan nga Përfaqësues të Forumit Rinor të Gjelbër. Mesazhi i kësaj proteste ishte që:

Lëvizja e njohur si “Fridays for Future” duhet të shtrihet në të gjithë vendin si një kërkesë për veprime urgjente kundër ndryshimit të klimës.

Tirane 14-11-2020