Të jesh një Këshilltar i Ri i Gjelbër dhe të bësh që zëri yt të dëgjohet!

Të Reja

Të Rinjtë e Gjelbër Anglez dhe  Të Rinjtë e Gjelbër Shqiptar zhvilluan një takim të përbashkët në platformën Zoom, me temë: Të jesh një Këshilltar i Ri i Gjelbër dhe të bësh që zëri yt të dëgjohet!.

Në këtë takim morën pjesë strukturat drejtuese të Të rinjve të Gjelbër dhe këshilltarët e rinj. Nga të Të Rinjë e Gjelbër Anglez morën pjesë Këshilltarja e re, Amy Heley e zgjedhur si Këshilltare vendore në Brighton&Hove në maj të vitit 2019. Ajo është këshilltarja më e re e qytetit dhe si Kryetare e Komisionit për Mjedisin, Transportin dhe Qëndrueshmërinë, që përqendrohet në transportin e qëndrueshëm, cilësinë e ajrit dhe neutralitetin e karbonit. 

Amy solli në këtë takim përvojën dhe sfidat e saj si një këshilltare e re. Gjithashtu ndau me të pranishmit edhe eksperienca mbi punën që bëhet me implementimin e politikave të gjebra në Këshill, mbi lobimet apo kualicionet e nevojshme.

Rosie Raële  si  Bashkëkryetare e ‘Young Greens’ të Anglisë dhe Uellsit, solli  përvojën e saj gjatë fushatave elektorale dhe organizimit të  lëvizjeve apo protestave në mbështetje të kauzave të gjelbra. Përfshirja e të rinjve në politik dhe në listat e kandidatëve ishte një nga sfidat më të mëdha të të rinjve të gjelbër.

Alice Hubbard dhe Sarah Sharp ndanë me Të Rinjtë e Gjelbër Shqiptar përvojat e tyre në marrëdhënien ndërkombëtare dhe fuqizimin e rrjeteve rinore të gjelbra. Sarah punon fort me hartimin e politikave që ndikojnë te të rinjtë. Alice është përfshirë në lëvizjen ndërkombëtare të gjelbër për klimën gjatë 5 viteve të fundit, ku ka luajtur rol si Sekretare Globale e të Rinjve të Gjelbër dhe Koordinatore Ndërkombëtare e Partisë së Gjelbër të Anglisë dhe Uellsit.

Ndërsa, Të Rinjtë e Gjelbër Shqiptar i njohën kolegët e tyre Anglez me sfidat e tyre, punën që bëhet me të rinjtë, aktivitetet dhe angazhimet e tyre elektorale. Zëri i tyre i gjelbër sot dëgjohet në 15 këshilla bashkiak. Edhe pse të përfaqësuar në këshillat vendor, Të Rinjtë e Gjelbër synojnë rritjen e numrit të këshilltarëve për të pasur një ndikim sa më të madh në vendimarrje dhe jetën në komunitet.

Të Rinjtë e Gjelbër Shqiptar ndanë me kolegët e tyre politik momente ngaangazhimet e tyre të marra për një sërë aksionesh konkrete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese kundër ndotjes, shkatërrimit të mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Ndër të tjera shprehën aspiratën e tyre të përthyer tashmë në objektiv, atë të shndërrimit të organizatës në një forcë potenciale përfaqësuese të politikave të gjelbra në Shqipëri.

Ky takim ishte pjesë e një programi afatgjatë bashkëpunimi midis dy organizatave të gjelbra rinore.