Të Rinjtë e Gjelbër Shqiptar zhvilluan një takim të përbashkët në platformën Zoom, me Eurodeputetin e Gjelbër Gjerman, Z. Niklas Nienass

Të Reja

Disa nga çështjet që u diskutuan në këtë takim ishin:

  • Përshtatja me realitetin e ri në kohën e pandemisë;
  • Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë;
  • Ndryshimi i Klimës dhe Sfidat Mjedisore;

Eurodeputeti Niklas, ndau me të Të Rinjtë e Gjelbër mendimet e tij dhe opinionin e Të Gjelbërve Europian për këtë çështje. Ai foli për mbështetjen e vazhdueshme që Të Gjelbërit Europian i japin Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor për integrimin e shpejtë në BE.

Një vëmendje të veçantë gjatë fjalës së tij, Eurodeputeti i kushtoi sfidës mjedisore dhe ndryshimit të klimës. Ai foli për politikat mjedisore që priten të miratohen dhe implementohen nga Bashkimi Evropian si dhe përkushtimin e të rinjve në çështjen e klimës.

Angazhimi i të rinjve në sfidat e mjedisit dhe të klimës – tha Eurodeputeti, tregon se sa i rëndësishëm është zhvillimi i politikave të gjelbra për ta. Ata sot e shohin veten pjesë të kësaj politike vendimarrëse madje kontribuojnë në instancat më të larta vendimmarrëse siç është Parlamenti Europian.

Të rinjtë e Gjelbër nga ana e tyre e njohën Eurodeputetin me veprimtarinë e Forumit Rinor, aktivitetet e shumta që ata kanë zhvilluar si dhe angazhimet që kanë marrë në drejtim të mbrojtes së mjedisit dhe klimës.

Nisma “Fridays for Future” po mbështetet nga shumë të rinj edhe në Shqipëri. Me anë të kësaj lëvizje ne, si të rinj, synojmë të ndërgjegjësojmë politikbërjen për të mbrojtur mjedisin dhe klimën – tha drejtuesja e Forumit Rinor. “Koha nuk pret, duhet të reagojmë sa më shpejt që nesër të mos jetë vonë!”.

Të Rinjtë e Gjelbër shqiptar kanë zërin e tyre në polikat vendimarrëse lokale në 15 Bashki. Ato po punojnë që ky zë të fuqizohet më shumë jo vetëm duke rritur ndikimin e tyre në komunitetet lokale por dhe në politikën kombëtare.

Të Rinjtë e Gjelbër shqiptar synojnë të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë, pse jo në një të ardhme të afërt edhe në Parlamentin Europian.