Të veprojmë urgjentisht për të mbrojtur mjedisin, burimet natyrore dhe klimën

Të Reja

Të Rinjtë e Gjelbër dega lokale e Elbasanit, organizuan një konferencë për shtyp gjatë “Javës së Gjelbër” në Elbasan me temë: Të veprojmë urgjentisht për të ruajtur mjedisin, burimet natyrore dhe klimën

Java e Gjelbër e zhvilluar në qytetin e Elbasanit, është një mundësi që ne të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit, si në Elbasan ashtu edhe në të gjithë vendin. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se shfrytëzimi pa fre i burimeve tona natyrore sot, të cilat janë thelbësore për ekzistencën tonë, do të sjellë një katrastrofë të pariparueshme nesër. Nivelet e larta të ndotjes, erozioni i tokës, shkatërrimit dhe djegja e pyjeve, shkatërimi i florës, faunës, zonave të mbrojtura, sipërfaqeve të gjelbra dhe pasurive natyrore te vëndit kanë bërë që ne sot të bëjmë një apel për të shpëtuar mjedisin tonë që tashmë është i rrezikuar.

Ne si të rinj jemi angazhuar në lëvizjen e klimës krahas protestave për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore. Për ne problemi i ndryshimeve klimaterike duhet të marrë zgjidhje sa më parë pasi kërcënon seriozisht jetën tonë dhe të ardhmen.

Kjo është dhe detyra jonë, sfida jonë, për të cilën koha po na thërret.

Ne duhet të veprojmë urgjentisht, të gjithë së bashku për të ruajtur mjedisin dhe burimet tona natyrore dhe të reagojmë ndaj ndyshimeve klimaterike. Vetëm kështu mund të sigurojmë mirëqenien tonë ekologjike dhe një të ardhme më të sigurtë

Elbasani është qyteti që ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë më shumë nga problemet mjedisore dhe ndotja. Pasojat e saj janë prezente në shëndetin e banorëve të këtij rajoni. Jeta e tyre është bërë më e vështirë dhe më e pasigurtë, jo vetëm për shkak të problemeve ekonomike por edhe të ndotjes. Vetëm duke pasur një mjedis të shëndetshëm do të reduktonin deri në zhdukje sëmundjet dhe problemet shëndetësore, që janë si pasojë e ndotjes së mjedisit.

Të gjithë së bashku mund ta ndryshojmë këtë situatë të rënduar mjedisore duke vendosur të mbështesim politkat e gjebra lokale, duke mbështetur një politkë miqësore me mjedisin.

Ne si përfaqësues të brezit të ri duhet të jeni promotorët e ndryshimit të situatës së rënduar mjedisore, jo vetëm në Elbasan por dhe në të gjithë Shqipërinë Le t’i bëjmë një thirje të gjithë të rinjve se: “Tani është koha që të mendoni për veten tuaj, është koha të mendoni për të ardhmen, duke ndjekur shembullin e bashkëmoshatarëve tuaj Europian, të cilët po reagojnë fuqishëm ndaj ndyshimeve klimaterike dhe çështjeve mjedisore duke mbështetur zhvillimin e politikave të gjelbra.