Thirje për bashkëpuimi me Shoqërinë Civile Ambientaliste në rajonin e Elbasanit.

Të Reja

Partia e Gjelbër Elbasan dhe shoqëria civile ambientaliste Rajoni Elbasanit, kanë objektiv të përbashkët kapërcimin e krizës ekologjike dhe ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme. Bashkëpunimi për idetë, qasjet, zgjidhjet dhe mjetet në funksion të tyre, do të jetë një garanci më shumë jo vetëm për suksesin në përballimin e sfidave të shkatërrimit aktual  mjedisor si një kërcënim real për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por gjithashtu një shans për një politikë të ardhshme qeverisëse mbështetur mbi shina të gjelbra. Që zhvillimi nesër të jetë i qëndrueshëm, i gjelbër, i sigurtë dhe i paqtë, ambientalistët, ekologjistët dhe të gjelbrit duhet të kenë grupin e tyre përfaqësues në Parlamentin shqiptar.

Partia e Gjelbër Elbasan dhe shoqëria civile ambientaliste Rajoni Elbasanit, kanë ndërmarrë deri më sot një sërë aksionesh mjedisore të përbashkëta si protesta, aktivitete të ndryshme në terren apo salla të mbyllura, jo vetëm për të reaguar për problematikat mjedisore të vendit por dhe për të dhënë zgjidhjet konkrete të cilat e orientojnë vendin drejt një zhvillimi të gjelbër.

Ka ardhur koha që ky angazhim i përbashkët të synojë jo vetëm sensibilizimin qytetar por të shkojë përtej duke influencuar politikëbërjen. Kjo do të rrisë më shumë influencën e alencës së gjelbër në zhvillimin e politikave të gjelbra në nivel Rajonal. Bashkëpunimi duhet të prodhojë përfaqësuesit e vet në vendimmarrjen e nesërme politike. Zhvillimi i gjelbër dhe i qëndrueshëm do të jetë boshti i politikës sonë të përbashkët elektorale.

Me këtë synim, Partia e Gjelbër Elbasan e fton shoqërisë civile ambientaliste  :

  1. Të angazhohen së bashku në Krijimin e  Aleancën e Gjelbër Rajoni i Elbasanit,
  • Të ndërmarrin aksione të përbashkëta mjedisore, politike, sociale dhe ekonomike për zhvillimin e gjelbër të Rajonit të Elbasanit
  • Të rrisin përfshirjen e grave dhe të rinjve në aktivitetet e tyre;
  • Të bashkëpunojnë për nisma ligjore në këshillat bashkiak dhe këshillave rajonal të qarkut të Elbasanit në implementimin e politikave të gjelbra;
  • Të dalin me një listë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të bashkive të rajonit të Elbasanit

Miratuar në Konferencën Rajonale Elbsan  PGJ-së

Elbasan , me 20.09.2020