Partia e Gjelbër lindi si një lëvizje politike të cilën në skenë e thiri koha, jo vetëm për të dhënë alarmin për krizën e thellë ekologjike që po kalojmë, por edhe për implementimin e politikave të gjelbra që janë në harmoni me mjedisin.
“Të Gjelbrit e Shqipërisë” fillimisht lindën si një lëvizje politike mjedisore të krijuar më 1 shtator 2001, me nismën e një grupi intelektualësh të rinj të fushave të ndryshme. Kësaj lëvizje politike iu bashkuan shumë shpejt shoqatat ambientaliste dhe klubet ekologjike që përfaqësonin shoqërinë civile ambientaliste të kohës. Synimi kryesor i kësaj lëvizje politike ambientaliste ishte përfaqësimi i zërit ambientalist në organet vendimarrëse lokale, pasi vetëm kështu ajo do të mund të realizonte programin e saj në mbrojtje të mjedisit. Ajo e arriti këtë objektiv që në pjesëmarrjen në zgjedhjet e para lokale të vitit 2003. Për here të parë një Lëvizje politike pro mjedisit përfaqësohet në nivel lokal më këshilltarët e saj. Që nga ajo kohë Partia e Gjelbër ka rritur numërin e përfaqësuesve të saj në këshillat bashkiak. Synimi kryesor elektoral i Partisë së Gjelbër është përfaqësimi i politikës së gjelbër në Parlamentin Kombëtar. Zëri i Gjelbër është zëri që i mungon sot Parlamentit Shqiptar.
Kongresi i Dytë i “Të Gjelbërve” mbajtur më 15 Dhjetor 2007 hodhi bazat e konsolidimit të një force politike me parime të gjelbra Europiane. Ai tashmë njihet si kongresi i lindjes së Partisë së Gjelbër të Shqipërisë dhe data e 15 Dhjetorit të njihet nga Të Gjelbrit si “Dita e Gjelbër”.
Partia e Gjelbër në princip të politikës së saj ka folozofinë e gjelbër. Platforma e saj politike ngre bazat e përgjegjësisë për mjedisin. Partia e Gjelbër mbron me forcë liritë , të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, barazinë gjinore, politikat paqedashëse dhe ndërtimin e një shteti social. Partia e Gjelbër synon forcimit e sistemit demokratik bazuar në një demokraci sa më përfshirëse ku njerëzit të marrin pjesë drejtëpërdrejt në vendimet që i përkasin. Ajo punon për një shoqëri pluraliste, gjithëpërfshirëse dhe tolerante, një shoqëri jo diskriminuese ku zëri i të gjithë qytetarëve të dëgjohet dhe të vlerësohet. Partia e Gjelbër objektivin e saj më madhor ka ndërtimin e një Shqipërie të Gjelbër Europiane e cila në themel të saj do të ketë zhvillimin e një ekonomie të gjelbër si një model zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor.
Mjedisi mbrohet me vote !
Ky është mesazhi që Partia e Gjelbër përcjell tek qytetari. Nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar nga ndotja dhe shkatërimi i mjedisit përveç ndergjegjësimit dhe votes pro një politike miqësore me mjedisin.
Partia
e gjelbër është e shtrirë në të gjithë vendin me strukturat e saj.Partia e
Gjelbër, që nga tetori i 2008s, është anëtare më të drejta të plota e Partisë
së Gjelbër Europiane. Ajo ka përfaqësuesit e saj me të drejtë vote në Këshillin
e Përgjithshëm Drejtues të Partisë së Gjelbër Europiane. Gjithashtu Partia e
Gjelbër është anëtare e Të Gjelbërve Global. Ajo tashmë është pjesë e politikës
së gjelbër Europiane dhe Globale.
Rinia është pjesa më energjike dhe vitale e Partisë së Gjelbër. Ajo është e
organizuar në Forumin “Të
Rinjtë e Gjelbër”. Të Rinjtë e Gjelbër kanë ndërmarrë
një sërë aksionesh konkrete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për ndalimin e
ndotjes dhe shkatërrimin e mjedisit. Si pjesëmarrës aktive në aktivitete të
ndryshme në terren dhe protesta, Të Rinjtë e Gjelbër po
shndërrohet në një forcë potenciale përfaqësuese e politikave të gjelbra në
Shqipëri. Të Rinjtë e
Gjelbër janë anëtare më të
drejta të plota e Federatës së Gjelbër Rinore Europiane. Ata ka përfaqësuesit e
tyre më të drejtë vote në Asamblenë e kësaj
Federate. Ata janë gjithashtu anëtare të Të Rinjve Të Gjelbër Global dhe e disa
rrjeteve Rinore Europiane.
Partia e Gjelbër është partia që kërkon rrugë të reja zhvillimi. Ajo si pjesë e Politikës së Gjelbër Europiane, synon fuqizimin e kësaj politike dhe në Shqipëri. Të Gjelbrit mendojmë globalisht, veprojmë në mënyrë lokale dhe ne duam që gjurmët që lëmë pas , të mos jenë shkatërrimi dhe varfëria. Programi politik i Partisë së Gjelbër është marrëveshja e Gjelbër me Qytetarin. Të gjitha idetë e reja që shpalosen aty, ndeshen me mendimin që kjo është e pamundur dhe e parealizueshme dhe ka shumë njerëz që e pohojnë këtë.
Por, Ne Të Gjelbrit themi: “Asgjë nuk është e pamundur. Ne mundemi nëse duam”.
NE DUAM NËSE DHE JU
DONI, MIRËSEVINI TE NE!
Bashkërisht mund të realizojmë atë që të tjerët thonë se është e
pamundur.
Një vend më të mirë për të jetuar; Një të ardhme më të sigurtë;Një
Shqipëri të Gjelbër.